Zjarret në Kanada\ Autoritetet në luftë me kohën për të evakuuar një nga qytetet më të mëdha
17 gusht 2023
Një nga qytetet më të mëdha në veri të Kanadasë po evakuohet pas paralajmërimeve se zjarret mund të arrijnë në fundjavë.
20 mijë banorët e Yellowknife, kryeqendër të Northwest Territories, kanë kohë deri pasditen e të premtes për t’u larguar. Deri të mërkurën mbrëma, zjarri iu afrua deri në 17 kilometra qytetit.
Një zjarr tjetër po e kërcënon komunitetin e Hay River. Një nga të evakuarat i ka thënë CBC se vetura e saj filloi të shkrihej dhe se familja e saj kaloi nëpërmjet zjarrit për të ikur nga qyteti.