Zjarri ende aktiv pranë antenave në Llogara. – Sipas policisë, dyshohet se zjarri eshte i qëllimshëm.
Zjarri ende aktiv pranë antenave në Llogara. – Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
31 janar 2022
Megjithëse vatrat e zjarrit vijojnë të jenë ende aktive në zonën midis Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe Dhërmiut, forcat zjarrfikëse kanë vendosur të ndalojnë punën për shkak të errësirës.
Ekipet e zjarrfikëses dhe punonjësit e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura kanë vendosur se në varësi të situatës do të rikthehen në orët e para të mëngjesit të nesërm për të shuar flakët.
Burime bëjnë me dije se për momentin vatra e zjarrit nuk paraqet rezikshmëri.
Flakët fillimisht kanë përfshirë një zonë shumë pranë antenave të celularëve dhe më pas janë përhapur në gjithë sipërfaqen përreth, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe shkurre.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri eshte i qëllimshëm.