Zjarri i përmasave të mëdha po rrezikon banesat në Mirditë, ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve
7 GUSHT 2022
“…Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme”, shkruan Peleshi.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bukëmirës në Mirditë.
Sipas informacioneve, mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ka rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi.
Edhe pse ndërhyrja nga toka konsiderohej e vështirë më shumë se dy orë më parë forcat zjarrfikëse
ishin nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me një njoftim në Facebook bën me dije se një helikopter
i Forcave të Armatosura i është bashkuar aksionit për të vendosur nën kontroll flakët.
“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë
në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi
e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë
të qëllimshme”, shkruan Peleshi.