Zjarri masiv përfshin një sipërfaqe pyjore dhe disa banesa, shënohen 2 viktima
16 Shtator 2024
Të paktën dy persona humbën jetën në zjarret që përfshiu pjesët veriore dhe qendrore të Portugalisë.
Disa shtëpi u përfshinë nga flakët, raporton portali Portugalresident. Sipas raportimeve, 20 shtëpi ishin goditur në Albergaria-a-Velho dhe tre të tjera ishin djegur në Gondomar.
Disa persona kanë mbetur të pastrehë nga zjarri, por numri i saktë nuk dihet për momentin.
Katër persona u plagosën dhe ndodhen në spital në Aveiro dhe Coimbra. Të paktën një zjarrfikës u plagos gjithashtu.
Një burim nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile (ANEPV) tha se disa fëmijë u trajtuan sot në spitale për probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga akumulimi i hirit dhe tymit në shumë zona.
Pasi kryeministri portugez Luis Montenegro anuloi detyrat e tij, anëtarët e tjerë të qeverisë anuluan gjithashtu detyrat e tyre pasi fokusi i vendit është tani në parandalimin e ngjarjeve më tragjike.
Aktualisht janë pesë zjarre të mëdha që digjen vetëm në rrethin Aveiro, të cilat po shuhen nga 1200 zjarrfikës, rreth 390 automjete dhe 12 helikopterë.