Zjarri në Kukës, Kosova i vjen në ndihmë me forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse
Zjarri në Kukës, Kosova i vjen në ndihmë me forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse
– Nga Gazeta Telegraf
-9 Gusht, 2021
Në Kukës autoritetet vijojnë operacionin nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë këtë zonë.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata duket kritike.
Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë tej Qafa e Kumbullës.