Zjarri në Lunxheri, përkeqësohet situata me flakët, banorët e zonës në mbështetje të zjarrfikësve
26 Gusht 2024
Mbrëmjen e sotme (25 gusht) një zjarr masiv ka përfshirë kullotat në zonën e Lunxhërisë.
Vatra e zjarrit është regjistruar në vendin e quajtur Shëntodhër ndërsa flakët favorizohen nga era.
Zjarri masiv i cili mbrëmjen e sotme ka përfshirë këto kullotat i ndihmuar nga era po përhapet në një sipërfaqe të gjerë.
Strukturat e emergjencës kanë kërkuar edhe mbështetjen e banorëve për lokalizimin e zjarrit në zonën e Shëntodhrit.
Në terren për shuarjen e zjarrit po punojnë tre automjetde zjarrfikës ndërsa në ndihmë të tyre janë vendosur edhe banorët dhe vullnetarë.