Zjarri në Sazan alarmon presidentin Meta, del me thirrjen e fortë për autoritetet
5 Qershor 2022
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas zjarrit të rënë në ishullin e Sazanit.
Përmes një komunikimi për mediat Meta u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë sa më parë, dhe të
marrin masa parandaluese që ngjarje të tilla mos përsëriten, njësoj siç ndodhi vitin e shkuar.
Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me situatën e përhapjes së vatrave të
zjarreve
Po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zjarreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin
e Sazanit.
Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit, që të mos përsëritet situata si në verën e
kaluar, kërkoj angazhimin e plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e
tyre në kohë sa më të shkurtër.
Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura
shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë
së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç
është rasti i Ishullit të Sazanit.
Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe
mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e
situatave të zjarrit gjatë muajve të verës.
I ftoj të gjithë qytetarët për të kontribuar me informacione të shpejta në të gjithë territorin e vendit për
çdo rast zjarri të konstatuar, në mënyrë që strukturat përgjegjëse të angazhohen në kohën e duhur për i
zolimin dhe shuarjen e tyre.
Gazeta Sot