
Zjarri në Shëngjin ende aktiv/ Nuk mjafton ndërhyrja e zjarrfikësve, e gjithë zona e mbuluar nga tymi
15 qershor 2021
Vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Knallës në Shëngjin. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve flakët nuk janë shuar ende.
Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga “Panorama” e gjithë zonë është mbuluar nga tymi, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era e fortë në zonë.
(18:00) Zjarri në Shëngjin, ende aktiv prej disa orësh/ Ja shkaqet e përhapjes së flakëve, pamjet nga vendngjarja
Një zjarr ka përfshirë që prej orëve të drekës zonën e Knallës në Shëngjin. Korrespondenti i “Panoramës” raporton se flakët vijojnë të jenë ende aktive.

zjarr ne malet e shengjinit
Mësohet se djegia e një grumbulli mbeturinash bëri që era e fortë të përhapte me shpejtësi flakët, të cilat dolën nga kontrolli.
Për shuarjen e flakëve po punojnë prej disa orësh zjarrfikësit. Raportohet se janë djegur kryesisht shkurre dhe ferra.
Gazeta Panorama