Zjarri që përfshiu pallatin 10-katësh në Tiranë, çfarë mbeti pas. Foto.
14 Shtator 2023
Një pallat 10-katësh u përfshi sot nga flakët në Tiranë, duke rrezikuar jetët e banorëve. Një shkëndijë zjarri në katin e dytë të një pallati 10-katësh në rrugën “Sali Butka” pranë ish-parkut të autobusëve në Tiranë, bëri që të marrë flakë e gjithë ndërtesa.
Fatmirësisht nuk pati banorë të lënduar. Përmasat e zjarrit mund të ishin edhe më fatale, por që pas më shumë se 3 orëshë “luftë” me zjarrin, forat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët.
Ajo që nka ndelur pas siç shihet edhe nga foto pamja pas flakëve është e njëjtë me ato të luftës.
Ndëkrohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ajo që dihet është se shkak për përhapjen e shpejtë të flakëve u bënë veshja poliester me të cillin ishte vesur pallati nga jashtë.
Drejtori i zjarrfikës në Tiranë Shkëlqim Goxhaj bëri me dije se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dytë dhe më pas nëpërmjet fasadës është përhapur me shpejtësi deri në katin e 9.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje nga policia edhe administratori i pallatit si edhe disa banorë.