Zona muzeale e Shkodres, Pedonalja kthehet në lumë të rrëmbyeshëm gjatë natës
10 Shtator 2022
Pedonalja e Shkodrës u kthye në një lumë të rrëmbyeshëm gjatë natës së kaluar.
E gjithë Shkodra u përfshi nga reshje shiu, me një dendisitet shumë të lartë dhe kjo ka sjellë edhe daljen jashtë funksioni të kolektoreve të qytetit të cilët nuk i kanë përballuar prurjet.
Si rezultat, zona muzeale e qytetit u mbush plot me ujë në mesnate, duke ngjarë me shume me një lumë se sa me një pedonale.
Ndërkohë fshatra të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër, kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur ndërsa në disa raste ka edhe banesa që kanë pësuar dëme të ndryshme. Po ashtu, në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka pasur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.