Zona si Librazhdi, Dibra, Bulqiza dhe Puka, temperaturat do të zbresin deri në -18 gradë Celsius
Zona si Librazhdi, Dibra, Bulqiza dhe Puka, temperaturat do të zbresin deri në -18 gradë Celsius
8 MARS 2022
Shqipëria është duke u përballur me temperatura të ulta që prej mëngjesit të sotëm, të cilat do të ulen edhe më tej gjatë ditës së nesërme.
Siç raporton Meteoalb si edhe stacionet meteorologjike rajonale, temperaturat kanë zbritur nën zero në pjesën më të madhe të vendit, të cilat janë përfshirë edhe nga reshje dëbore.
Aktualisht, përveç Ultësirës Perëndimore, në të cilën temperaturat janë mesatarisht 2 deri në 7 gradë Celsius, e gjithë pjesa tjetër e vendit karakterizohet nga një mot i ftohtë me temperature nga -2 në -10 gradë Celsius.
Situate pritet të përkeqësohet nesër dhe pasnesër ku në zona si Librazhdi, Dibra, Bulqiza dhe Puka, temperaturat do të zbresin deri në -18 gradë Celsius gjatë mbrëmjeve dhe orëve të para të mëngjesit.
Gazeta Sot