Për shkak të devijimit të lumit të Devoll që në vitet 70, Liqeni I Prespës së Vogël është drejt zhdukjes dhe tashmë është kënetizuar plotësisht. Eksperti i mjedisit Llazi Stojani thotë se aluvionet e krijuara bllokuan burimet nëntokësore, duke e bërë gjendjen të pakthyeshme

Një skenar i paralajmëruar nga ekspertët tashmë ka ndodhur. Bëhet fjalë për zhdukjen e Liqenit të Prespës së Vogël, tashmë një fakt i konfirmuar edhe nga ekspertët. Eksperti i mjedisit Llazi Stojani, thotë për Report Tv se kjo që ka ndodhur me liqenin e Prespës së Vogël është humbja e pakthyeshme e një pasurie të rëndësishme natyrore që është kënetizuar. Arsyeja e kënetizimit të këtij liqeni erdhi gradualisht pas devijimit të lumit Devoll në vitet 1970 dhe bëri që të rritet volumi i aluvioneve e të bllokohen burimet nëntokësore që e furnizonin këtë liqen.

Tashmë liqeni i Prespës nuk ka më pamjen e dikurshme ku me varka peshkataret e zones niseshin nga bregu për të peshkuar. Vetëm në zonën e liqenit që I perket territorit grek dallohet një gji i pastër dhe i ruajtur me kujdes. Ndërsa në anën Shqiptare një kënetë që sipas specialistëve nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Pavarësiht gjendjes aktuale, Liqeni i Prespës se Vogël vazhdon të jetë pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës

Shqiptarja.com