Zotat e Olimpit në tablotë e piktorit Orion Shima, të rikonceptuar përmes fabulave të zgjedhura nga artisti
8 Mars 2023
Tri salla të galerisë FAB në Universitetin e Arteve shpërfaqin metamorfozat dhe zotat e Olimpit duke ju qasur miteve greko- romake përmes ngjyrash. Odiseu, Orfeu, Zeusi, Apolloni Edipi, Minotauri apo centaurët vijnë përmes këndvështrimit të artistit Orion Shima, duke ruajtur elementët mitologjikë përkrah gjetjeve artistike.
“Një udhëtim i shtyrë në kohë për të risjellë bukurinë e mitit në ditët tona. Përzgjodha ato fabula që mua më interesonin. Një pjesë e madhe është marrë nga metamorfozat e Ovidit dhe gjithë ekspozita ka frymë homerike”, thotë Shima.
Kuratori Parid Teferiçi në konceptin e tij vëren se zotat vijnë përmes miteve përfaqësuese por shpesh dalin prej tyre, si Herkuli që pos 12 mundimeve ka edhe telashe me prostatën
“Mënyra e perceptimit dhe leximit është e ndryshme, secili e sheh një vepër sipas historisë së tij dhe mitin e tij”.
Autori i ekspozitës nuk i jep një pamje aktuale Zeusit.
“Zeusi nuk mungon po s’ka pse të ketë fytyrë shqiptare. Jo çdo gjë e bukur ka fytyrë shqiptare”, tha ai.
Triumfi e dashuria për jetën, për pijen e harbimin, salla e metaforfozave dhe ajo e botës më të errët ndahen në tri ambiente.
ballkanweb