18 Prill 2025

Nga Gjin Gjoni

Edi Rama njeriu që nuk ka lidhje as me familjen, as me traditën as me fenë edhe sot në Lezhë nuk e ndali gjuhën vulgare  me gratë,

shumë prej të cilave zonja të nderuara, intelektuale të trevës sonë.

Pasi i mblodhi në takim punonjëset gra të administratës me listat e Manualit 184, duke i lënë qytetaret pa shërbime publike këtë të premte, njeriu që gratë shqiptare nga Tropoja në Sarandë i nxiti të punësonin në parcelat e kanabisit, sot tha sërish se më shumë se gjysma e burrave shqiptarë janë çyryk.

E para zoti Rama gratë shqiptare mos i ngatërro me gratë e sektit tënd dhe as burrat shqiptar mos i ngatërro me vartësit e tu që u gjen dhe gra.

Në fillimet e tua në politikë vije shpesh në Kurbin, Mirditë e Lezhë se deshe të mësoje si sillen burrat e fortë, por ti gjithmonë mbete një burrë i fortë vetëm me gratë dhe me një pjesë të burrave të partisë tënde.

Jo më larg se dje në Lezhë u vra një 64 vjeçar dhe në Tiranë u plagosën 4 të rinj, mes tyre një 11-vjeçar dhe sot do duhej të ishte ditë heshtje nga ana jote si asgjësues i instancave ligjzbatuese, por këtë nuk ka nga të kuptojë një personazh si ti, që je peng i krimit të organizuar.

Paturpësisht sot preke një plagë të vjetër të mirditorëve, pasi përdhose gjakun e të pushkatuarve  përgjatë 44-viteve nga regjimi i etërve të tu me porosi të Beogradit.

Në vitet 1950 në Mirditë kishte nga 17 të pushkatuar për çdo 1 mijë banorë dhe familjet e atyre burrave janë palca e identitetit tonë kombëtar.

Në 11 Maj Qarku Lezhë do t’ia japë përgjigjen forcës tënde politike, siç ia ka dhënë këto 34 vite.