Zv. Kryeministri jep alarmin, thirrje banorëve: – Lumi Shkumbin po del nga shtrati, largohuni vetë. Ja zonat e rrezikuara

 7 mars 2020

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe ka dhënë alarmin për daljen e lumit Shkumbin nga shtratit, duke i bërë thirrje banorëve të 5 fshatrave në Lushnje që të largohen vetë dhe të marrin edhe bagëtitë .

Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar edhe foto të lumit Shkumbin të tej fryrë nga reshjet e orëve të fundit, Braçe shkruan se të rrezikuar janë fshatrat Çermë e Siperme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin dhe Sulzotaj, ndërsa  thotë se banorët duhet t’u binden menjëherë urdhrave të autoriteteve.

Postimi i plotë:

LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI!

Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature!

Menjehere!

Bindjuni urdherave te autoriteteve!

Gazeta Panorama