
Zv/ministrat e Ballukut, Ceno Klosi dhe Ami Kozeli “qerasin” me tendera të “majmë” ATD, Nursen Metuli mori 13 mln euro. Lidhja me zv/kryeministren
28 Shkurt 2025
Emisioni investigativ Vetting, News24
Në 15 korrik 2024, biznesmeni Nursen Metuli do të themelonte kompaninë “Ucrypt”, e cila ka si veprimtari Dizenjimin dhe përshtatjen e sistemeve të Sigurisë kibernetike dhe sigurimi i network dhe datacenter nga sulmet kibernetike dhe çdo dëmtim i pronës digjitale. Pas disa javësh, Metuli do t’i rishpërndante aksionet duke i kaluar 30% të tyre në emër të kompanisë së vet “A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” dhe 70% të tyre kompanisë “EURO TECHNOLOGY” me një vlerë simbolike prej 7 mijë lekësh ose 70 euro, duke ngritur dyshime për qëllimin e transaksionit.
Sipas avokatit Arben Llangozi kemi dyshime të cilat çojnë në disa vepra penale, si dyshimi është i pabarazisë në tendera që mund të jetë i diskutueshëm, por mund të kemi dhe dyshime për veprën penale të korrupsionit.
“Në pamje të parë ky duket një transferim i zakonshëm, por djalli fshihet në detaje. Kompania “EURO TECHNOLOGY” është themeluar në fillim të dhjetorit 2017 nga Elno Rrapaj, i cili në 13 shtator 2021 ia ka shitur kompaninë Egmont Ngjelës. Sipas informacioneve të siguruara nga “Vetting”, Egmont Ngjela është bashkëshorti i Kledia Ngjelas, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtoreshë e përgjithshme e Drejtorisë Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Infrastrukturë dhe Energji prej disa vitesh në Ministrinë e Infrastrukturës nën varësi të Belinda Ballukut.