Zv/ministri brendshëm: Media të caktuara financohen nga grupe kriminale. –
Zv/ministri brendshëm: Media të caktuara financohen nga grupe kriminale. –
Një deklaratë shumë e fortë ka ardhur nga zv/ministri i Brendshëm. Në fakt ka informacione se shërbimet partnere kanë rënë në gjurmë të disa rrjeteve kriminale shumë të fuqishme të cilat financojnë media ose paguajnë për lajme të caktuara.
Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha në studion e emisionit “Opinion” ku po flitej për ngjarjet kriminale të Shkodrës. Sipas tij, në vendin tonë platforma mediatike po përdoren nga grupet kriminale për të goditur rivalët.
“Platforma mediatike paguhen nga grupe kriminale për të goditur grupe rivale”.
“Po kjo është e rëndë” – e ndërpreu gazetari Blendi Fevziu.
“Shumë e rëndë” – shtoi Lamallari.
Në emision po diskutohej për vrasjen e biznesmenit Arian Ferracakut në Shkodër, pistat e hetimit që po ndiqen dhe për disa vrasje që kanë ndodhur seri në këtë qytet verior.
Informacionet tregojnë se pjesë e hetimeve nga FBI dhe agjensi të caktuara janë edhe media që flitet se transferojnë shuma të mëdha valute jashtë shtetit.
Në foto: Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.
Jane te tute mos u cudit germo ma shum do te kuptosh kush eshte
sekti qe qeveris ju,ne.
Ju as e imagjinoni se cfar eshte dhe cfar poshtersish ka bere kjo prostitute politike e sektit rilindje.
Mimi Kodheli, ,Eglantina Germenji,Mirela Kumbaro,Ulsi Manja, Persida Asllani, Gjon Radovani,Erjon Velia,dhe gjithsa jane
publikuar deri me sot do t,i shihni prapa hekurave.Nuk eshte zbuluar asgja,tani fillon te sherbehet per te zbuluar realisht kete sekt maskarejsh e maskaresash.
Faqet e panumerta on-line kriminale qe perdorin per kontrollin por edhe xhirimin e krimit dje e sot.
Rrine larg mediave duke fshehur te verteten e tyre duke dale publikisht sikur mbrojne vlera por jane varremihesit e
vlerave te verteta.Jane satelite qe e ndihmuan shume sektin me sherbimet e tyre kriminale.
Do te shihni cdo dit gjera te reja .Shqipetare ju njoftoj se ka ardh dita e shpagimit per keta te heshtur helmues.