Zymer Neziri: Eposi i Kreshnikëve teza se u përket serbëve ka rënë
Profesor Zymer Neziri pohon se teza që eposi u përket serbëve apo boshnjakëve shkencërisht ka rënë.
”Ajo tezë nuk qëndron më. Bota nuk merret më me të. Shkolla serbe nuk është e dobët por është shumë e dobët kur është fjala për nacionalicmin. Nacionalizëm ka edhe tek dijetarët e mëdhenj të Serbisë por sot nuk e ngrejnë më zërin”, u shpreh Neziri.
Shpresat për futjen e Eposit të Kreshnikëve në UNESCO janë zgjuar. Lahutari nga Rugova e Kosovës, Isë Muriqi, ka befasuar akademikët dhe i ka bërë të lotojnë duke kënduar vargjet të eposit në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Ky interpretim vjen si një apel që i bëhet botës akademike për ruajtjen e mbledhjen e trashëgimisë kulturore.
I ftuar në përurimin e dosjes shkencore për projektin “Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit” në programin e UNESCO-s, Isë Muriqi sjellë nga lashtësia etnike dramën e Ajkunës që vajton Omerin.
Kryetari i akademisë së shkencave Myzafer Korkuti deklaroi se Dosja e Eposit të Kreshnikëve duhet t’i bashkohet asaj të polifonisë në UNESCO për bashkimin e Vlerave të trashëgimisë shqiptare
”Për të gjithë ne këtu nis një punë e re për institucionet kërkimore, akademike dhe universitare në Prishtinë dhe në Tiranë. Për miqtë e Kosovës dhe të Shqipërisë, për diplomacinë dhe ndikimet e saj”, u shpreh Korkuti.
Eposi kreshnikëve u vlerësua me çmimin “Europa Nostra” në maj, por votat kundër për futjen në Unesco mund të vijnë si pasojë e përplasjeve të akademikëve ballkanas për përkatësinë e tij.
”Në regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në programin e UNESCO-S, Kosova do të këtë të parën trashëgimi jo materiale të promovuar prej kësaj organizate. Pasuri të tjera janë disa manastire. Shqiptarët do të jenë të përfaqësuar”, deklaroi Sinani.
”Ajo tezë nuk qëndron më. Bota nuk merret më me të. Shkolla serbe nuk është e dobët por është shumë e dobët kur është fjala për nacionalicmin. Nacionalizëm ka edhe tek dijetarët e mëdhenj të Serbisë por sot nuk e ngrejnë më zërin”, u shpreh Neziri.
Ndërsa lahutari nga Rugova rrëfen për Report TV se vargjet e eposit dhe lahutën i ka trashëguar në gjashtë breza, dhe në gjuhën shqipe …