Zyrtari i lartë amerikan “zbarkon” në Tiranë dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Berisha, Ylli Manjani befason me reagimin: Do vijë të takojë…
Zyrtari i lartë amerikan “zbarkon” në Tiranë dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Berisha, Ylli Manjani befason me reagimin: Do vijë të takojë…
5 DHJETOR 2021
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas lajmit në media se 9 Dhjetor i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën, i cili do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Manjani shkruan se “ça do thotë Escobar në Tiranë, që të ndalohet demokracia, apo do takojë Lulin për herë të fundit si kryetar PD-je.”
Reagimi i Manjanit
E ça do thotë ky Eskobari?
Të ndalohet demokracia?!
Apo do vijë të takojë Lulin për herë të fundit si kryetar i PD…
Po nëse e duan Lulin le ti vijnë me 18, te kongresi i partisë së vet.
Se do katandisej diplomacia Amerikane kaq qesharake, nuk ma merrte mendja.
Gazeta Sot