Zyrtari i lartë gjerman: Ne do tju ndihmojmë edhe për përgatitjen për të negociuar, për fuqizimin e parlamentit, demokratizimin e partive politike dhe konsolidimin e shoqërisë civile.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate dhe Kryetar i Grupit Parlamentar Për Evropën Juglindore në Bundestag Josip Juratovic deklaroi se Bundestagu gjerman do të shqyrtojë rekomandimin për Shqipërinë për negociatat në vjeshtë.

11 Qershor, 2019

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate dhe Kryetar i Grupit Parlamentar Për Evropën Juglindore në Bundestag Josip Juratovic deklaroi se Bundestagu gjerman do të shqyrtojë rekomandimin për Shqipërinë për negociatat në vjeshtë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është një prioritet i vazhdueshëm i Bundestagut. Bundestagu është njohur me vlerësimin e Komisonit Europian, i cili rekomandon hapjen pa kushte të negociatave. Por për arsye kohe, do ta shqyrtojmë këtë rekomandim në vjeshtë. Unë kam disa mesazhe për politikanët shqiptarë. Të gjithë ju duhet ta kinit të qartë se bojkotimi i parlamentit është i papranueshëm, për standartet tona demokratike.

Është njësoj sikur besimtarët të braktisin kishën e tyre.  Ne jemi të gatshëm tju ndihmojmë dhe kërkojmë vetëm të na bëni të qartë cilat janë nevojat tuaja prioritare. Parlamentarët duhet të jenë gjithmonë shprehës të interesave të qytetarëve. Ne do tju ndihmojmë edhe për përgatitjen për të negociuar, për fuqizimin e parlamentit, demokratizimin e partive politike dhe konsolidimin e shoqërisë civile. Gjatë një ndeshjeje mund të bëhen gabime, por loja nuk ndërpritet dhe ndeshja nuk braktiset” tha ai.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehu mirënjohjen për faktin se Komisioni Evropian ka konfirmuar përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë duke rekomanduar hapjen pa kushte të negociatave  dhe kërkesën e besimin se Këshilli Europian do të marrë parasysh rezultatet në përmbushjen e rekomandimeve për pesë prioritetet kyçe dhe thellimin  e reformave në të gjitha aspektet.

Ruçi shprehu pritshmërinë për marrjen e mbështetjes së Bundestagut për autorizimin e Qeverisë Gjermane në dhënien e dritës jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë, bazuar në progresin e reformave të ndërmarra.

Hapja e negociatave do të lehtësonte më tej procesin e reformës në Shqipëri, do të forconte mbështetjen e projektit evropian nga qytetarët tanë dhe do të rriste paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjermania si lokomotiva politike dhe ekonomike e Europes ka luajtur rol të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve kyçe lidhur me reformat. Shprehim mirënjohje për ekspertizën që Gjermania ka dhënë në të kaluarën” tha ai.