Zyrtari i lartë i DASH flet për krizën në Shqipëri: Duhet zgjidhur brenda kuadrit kushtetues. Bojkoti nuk ishte ajo që..
Zyrtari i lartë i DASH flet për krizën në Shqipëri: Duhet zgjidhur brenda kuadrit kushtetues. Bojkoti nuk ishte ajo që..
17 korrik 2019
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka publikuar në Twitter një qëndrim ë Ndihmëssekretar shteti për Euroazinë, Philip Reeker.
Sipas ambasadorës, Reeker është shprehur se Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike.
Bojkoti i opozitës sipas ndihmëssekretar shteti për Euroazinë, nuk ishte ajo që shpresonte SHBA.
“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike në të cilën ndodhet.
Bojkoti nuk është ajo që shpresuam të ndodhte.
Ata duhet ta zgjidhin këtë situatë brenda kornizës kushtetuese”, ka deklaruar Reeker.
Gazeta Panorama