Zyrtari i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë për ‘Le Temps’ (1928) : “Ahmet Zogu e mori përkrenaren e Skënderbeut në duart e tij, u përkul dhe e përqafoi me respektin më të madh.”
Zyrtari i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë për ‘Le Temps’ (1928) : “Ahmet Zogu e mori përkrenaren e Skënderbeut në duart e tij, u përkul dhe e përqafoi me respektin më të madh.”-
- Nga Aurenc Bebja
“Le Temps” ka botuar, të premten e 31 gushtit 1928, ne faqen 2, rrëfimin e vizitës së përkrenares së Skënderbeut nga Ahmet Zogu në Muzeun e Arteve Historike në Vjenë.
Korrespondenti ynë i veçantë në Vjenë shkruan :
“Një zyrtar i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë raporton se Ahmet Zogu dhe dy persona të tjerë shqiptarë që ishin, disa vjet më parë, në kryeqytetin austriak, shkuan të shihnin përkrenaren e Skënderbeut që ruhet në koleksionin e mrekullueshëm të armëve të vjetra nga ky muze.
Ahmet Zogu kërkoi që t’i hapnin vitrinën dhe t’i lejonin të prekë përkrenaren e heroit kombëtar të vendit të tij. Ai e mori reliken në duart e tij dhe, duke u përkulur me respekt, e afroi pranë buzëve të tij me një gjest të madh nderimi.
Muzeu i Arteve Historike ka gjithashtu shpatën e Skënderbeut. Besohet se këto objekte vijnë nga një trashëgimi, sepse gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Habsburgët kryen dy martesa me anëtarët e familjes së Skënderbeut.”
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France