Zyrtarizohen krerët e rinjt të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, ja kush zëvendëson Spahon dhe Vasilin

18 prill 2019

 

 “Opozita e re” në Parlament ka zyrtarizuar sot emrat e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Tashmë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas djegies së mandatit nga Edmond Spaho do të drejtohet nga deputetja e PD, që refuzoi të zbatojë vendimin e partisë, Rudina Hajdari.

Ndërkohë që Petrit Vasili, si ish-kryetar i grupit të LSI-së, do të zëvendësohet nga deputeti i Fierit, Nimet Musai.

Deri tani numri i deputetëve nga të dyja palët ka arritur në 102.