A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të ndodhte me botën nëse kriza ekonomike globale do të përkeqësohej aq shumë sa të bënte që të fillonin luftra të vazhdueshme dhe të paparashikueshme nëpër të gjithë globin? Fatmirësisht për momentin ky skenar nuk po ndodh në realitet, por ka filluar tashmë në realitetin virtual – quhet eRepublik !
eRepublik është një platformë online që ofron një lojë strategjike globale ku marrin pjesë njerëz real. Në këtë realitet virtual, secili person mund të ketë nga një jetë të dytë ku ushqehet, punon dhe krijon biznese, shet e blen në tregje, krijon parti dhe gazeta, votohet dhe voton, njeh shumë njerëz të ndryshëm dhe një nga aspektet më të rëndësishme të lojës – lufton për atdheun!
Ndonëse eRepublik ka mbushur 4 vjet që ekziston, Shqipëria është shtuar në listën e gjatë të shteteve vetëm përpara pak muajsh. Prandaj mund të merren me mend sfidat që ka përpara vendi ynë në këtë periudhë, pasi duhet të ngrejë një ekonomi të qëndrueshme, të stabilizojë forcat politike, të stërvisë ushtarët, etj. Gjatë këtyre muajve Shqipëria ka patur disa luftra shumë të mëdha kundër shteteve armike si Serbia dhe Mali i Zi, gjatë të cilave në periudha të caktuara vendi ynë është zhdukur nga harta tërësisht. Me përpjekje të vazhdueshme dhe me ndihmën e aleatëve tanë ne kemi arritur të rifitojmë territoret tona. Por përsëri atdheu jonë virtual mbetet i rrezikuar duke qenë se Serbia është shteti me më tepër lojtarë në eRepublik.
Sado që të mundohen lojtarët shqiptarë dhe qeveria virtuale për të ndërtuar strategji për të mirën e vendit, asgjë nuk do të mjaftonte për ta kthyer Shqipërinë në një shtet të fuqishëm, ashtu siç i ka hije. E vetmja mënyrë e sigurt për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të vendit, është duke sjellë lojtarë të rinj në lojë për të rritur popullsinë e vendit. Shqipëria ka rreth 2600 lojtarë, ndërsa Serbia ka mbi 26 mijë lojtarë në këtë lojë. Duket rreziku i madh që na kanoset nëse nuk zhvillohemi sa më shpejt.
Prandaj nëse je shqiptar, edhe nëse jeton në shtete të tjera si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia dhe kudo, bashkohu me të gjithë shqiptarët e tjerë në këtë lojë për të mbrojtur dinjitetin e vendit tonë. Merr shtetësinë shqiptare! Të arrijmë sëbashku një zhvillim të shtetit tonë virtual më të madh sesa e kemi në realitet! Pasi të regjistroheni në lojë, do të gjeni mbështetjen e më të vjetërve të cilët do t’ju japin këshilla për të përparuar shpejt dhe furnizime nëse do të jetë e nevojshme. Fatkeqësisht Kosova aktualisht është nën pushtimin e Serbisë. Por megjithëse për momentin ne jemi një shtet jo shumë i fuqishëm, nuk do të harrojmë kurrë që qëllimi ynë i përbashkët do të jetë pushtimi i të gjithë trojeve që i takojnë Shqipërisë së Madhe, sigurisht duke e nisur këtë mision nga Kosova.
Eja në këtë lojë për t’u argëtuar, për të njohur persona të ndryshëm dhe për të ndihmuar Shqipërinë. Atdheu yt ka nevojë për ty! Rregjistrohu tani ne eRepublik !
Ndiqni nje nga keto linke (
Link1 |
Link 2) per t'u anetaresuar dhe per te ndihmuar anetaret me me eksperience ne loje.