endrra dhe ankthe

ëndrra dhe ankthe
Charlotte Willard i klasifikonte pikturat e Mark Chagall në ciklin që ajo e quajti "Ëndrra dhe ankthe". Ashtu si piktori, ajo besonte se marrëzitë qëndrojnë më pranë inkoshiencës sonë se sa ndjenja e zakonshme dhe se ato zbulojnë me më shumë qartësi ato forca misterioze, të cilat orientojnë apo udhëheqin sjelljen dhe veprimet e njeriut. Më shumë se 20 vjet nga vdekja e tij, kritikët vijojnë të hulumtojnë në veprat e Chagall që ndodhen në muzetë më të falshëm të botës. Por çfarë fshihet përtej atyre pikturave që duken sikur rrëfejnë pjesën më të fshehtë tonën. Në 121-vjetorin e lindjes së tij, ne po japim më poshtë një reflektim, që studiuesja e artit pamor, Charlotte Willard, ka bërë për veprën dhe jetën e tij.

"Markl Chagall u bë mjeshtër i fantazisë, i poezisë, i dashurisë romantike dhe i ngjyrës intensive emocionale, mbase sepse jetoi mes disa krizave të kohës sonë në agoni. Chagall lindi në Vitebsk, një qytet i vogël në Rusi dhe ishte djali i një jezuiti tregtar i varfër peshku. Jeta në një lagje të varfër jezuitësh influencoi shumë tek ai. Në fillim ai studioi pranë një piktori lokal portretesh, pastaj në Paris dhe Berlin. Kur u kthye në Rusi, në vitin 1915, ai themeloi një akademi arti në Vitebsk, por shumë shpejt u ballafaqua me një sërë faktorësh dhe u largua nga Rusia e shkoi në Francë. Ekspozita e parë që hapi në Paris më 1924-ën ishte plot kujtime nga fëmijëria e tij e jetuar në Vitebsk. Reputacioni i tij po rritej dhe më 1939-ën në ekspozitën Carnegie në Petersburg ai fitoi çmimin e parë. I shqetësuar për trazirat politike në rritje në Evropë, Chagall në vitin 1941 shkoi në SHBA, ku kompletoi dekoret për baletin e famshëm të Igor Stravinsky-it, "Zogu i zjarrtë". Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, ai shkoi të jetonte në Francë. I interesuar për artin e mediave ai ilustroi një sërë librash klasikë, realizoi pikturat në xham për dritaret e një sinagoge në Jerusalem dhe për një kishë afër Terryton-it në Nju Jork dhe përfundoi një murale të madhe për operën në Metropolitan të Nju Jorkut. Në moshën tetëdhjetëvjeçare, topolak me flokë kaçurrela në një gjendje të gëzueshme shpirtërore, vazhdoi të prodhonte në shtëpinë e tij në Vence të Francës, qeramika, incizime dhe piktura lirike.

Bota e ëndrrave e Marc Chagall-it ushqehej nga tregimet popullore jezuite dhe ruse, nga Bibla, supersticionet popullore, nga çudibërësit dhe zakonet e banorëve të qyteteve ruse. Dhe ai thoshte: "Bota jonë e brendshme është një realitet, ajo ndoshta është më shumë reale se bota që ne shohim".

Dashuria, vdekja dhe vuajtja janë temat të cilat ai u rikthehet herë pas here, por mbi të gjitha është tema e dashurisë. Të dashuruarit e tij janë nga më të dashuruarit në historinë e artit. Ata paraqiten si një buqetë me lule, duke fluturuar mbi një kalë përrallor, duke u puthur sikur po fluturojnë mbi Paris, si Venus i qyteteve. Ëndrra dhe realiteti bëhen një, mrekullia bëhet e vërtetë dhe bota është për ta vend i lumtur. Ndërsa arti i tij u detyrohet shumë artistëve francezë, të cilët zbuluan gjeometrinë e formave dhe ngjyrat që të emocionojnë. Chagall i transformoi këto cilësi në një gjuhë me të cilën i drejtohet gjithë botës, me pastërtinë dhe pafajësinë e një fëmije dhe mençurinë e një mjeshtri.

Nga: Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama