|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php"); ?> OPERAT E HERSHME PËR SKËNDERBERUN Lista e kompozimeve rrallë të përkryera të Antonio
Vivaldit perfshin një opera të titulluar Scanderberg. Kjo opera
u vu në skenë për herë të parë në Teatrin
Pergola të Firences, Itali më 22 Qershor 1718, e cila ishte
dita e rihapjes së këtij teatri që mbetet deri më
sot një nga perlat e Firences. Për ate ngjarje Vivaldi pat zgjedhur
të nxirrte një opera të tilë si një dëshmi
të qëndrimit të Vivladit në botën muzikore në
atë kohë.
Një tjetër opera e titulluar Scanderberg u kompozua prej kompozitorit frëng të shekullit XVIII Fransua Frankue. Opera u përkrye përpara mbretit Lui XV dhe mbretëreshës Sharlot Leszinka të Francës në Fontenblo më 22 Tetor 1763. E tërë opera ka mbijetuar duke përfshirë originalet dhe rishikimet e libretit dhe pjesëve muzikore. Gjithë këto punime janë të arshivuara në një biblotekë në Paris. Një opera e tretë për Skënderbeun ka qenë kompzuar prej Bernar Zherme le Konte de Laspede (1765-1805), i njohur si naturalist, politikan dhe muzikant frëng. Megjithëse më shumë i njohur për veprimtaritë e tij politike si President i Senatit Frëng dhe i Kalorsit të Madh të Legjionit të Nderit, Laspede kompozoi edhe pesë opera. Një nga ato ishte titulluar Scanderbeg që u aprovua nga Komiteti i Akademisë Mbretërore të Muzikës më 1875. Sidoqoftë, opera nuk u përkrye, sepse Laspede për ndonjë arësye i shkatërroi materialet e saj. Kopjet e operave Scanderneg të Vivaldit dhe Frankue gjenden në shumë bibloteka përfshirë atë të Shkollës së Arteve në Universitetin e Bostonit dhe Biblotekën Fan Noli në Boston. - - - - - -
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php"); ?>
|
Faqe në rrjetin tonë: ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |