|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
Ju lutemi të mos e përdorni
këtë shkrim pa lejen e Autorit
EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE
E E P I R O T Ë V E
Nga Isuf Bajrami
isuf_bajrami@yahoo.com
Epiri është toka klasike dhe vatra e një
populli tepër të lashtë.Që në muzgun e kohërave,në
gadishullin
ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri.Mitologjia
thotë se ata ishin “njerëzit e parë”.Bile helenët,të
cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin
pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin
një epitet të pashlyeshëm “proselinoi”(parahansor),pra
më të vjetër se vet Hëna. Kjo figur e skajshme është
tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë.
Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra, gjersa
në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si
një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga
themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë
në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet
kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së
ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si
popull tribunal të lirisë.Për të nënshtruar trojet
ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës
me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë
e saj të përbotëshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve,gotëve,visigotëve
krijuan pshtjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish
në trojet e veta.Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,përsa
i përket forcës asimiluese. Procesi i
romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha
dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi
dhe e ruajti individualitetin etnik.
Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe
qenë mbulesa politike të sipërme,nën të cilat
shqiptarët jetonin, vepronin e i shkyenin. Këto mbulesa s’mund
të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një
popull “ kufomë”.
Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë
nuk u diverguan e as humbën.Ata konservuan vetvetën si
popull,por nuk u ngurtëzuan si një relike muzeore,po me anë
të dinamizmit të tyre,bënë Metaforën e
Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës. Epiri Me emrin
Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të
Ilirisë.Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore
të Heladës së vjetë(1). Kufijtë e sipërm
nuk duhet ti marrim si të prerë,pasiqë në kohët
e ndryshme ata kanë lëvizur;kështu për shembull,në
kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më
përtej territoreve të përmendura.Disa nga gjeografët
e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin Epir edhe krahinat
që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe
i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën
e sotme,duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë(2).
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet
Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër
herë epirotë dhe herë maqedonë(3). Të gjitha
mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të
fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur
kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër,veçanërisht
te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike.Mendimet
kan qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet
të na befasoj fakti se të njejtat të dhëna,të
përdorura nga disa për
të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë
interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të
kundërt.
Tukiditi(4) me emrin “Epir” kuptonte tokat e Lokërve
dhe të Akarnanisë,duke përfshirë kështu pothuajse
gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të
Korintit. Helaniku(5), ”Apeiros” quante edhe Azinë e
Vogël, ndërsa Tukiditi(6) dhe Isokrati(7) quanin kështu
edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni(8)
thotë se: ”Homeri me fjalën “Epir” nënkuptonte
vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden”.
Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth
me emrin “Epeiros” quanin tokat përkundrej ishujve, që
shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset
kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros,
që në dialektin dorik do të thotë “stere”,
ose
“kontinent”(tokë)(9).Ajo ka pasur kuptime të ndryshme
gjatë historisë së kësaj krahine.
Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e
jo etnik.
Me emrin “Epir”,autorët e lashtë në fillim
e kanë quajtur një territor të gjerë,i cili më
vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës
dhe ishujve përqark.Më pas,në shek.V-të p.e.sonë,ky
emër përfshiu
edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një
emër i përbashkët për krahinat, që formonin në
këto brigje një tërësi gjeografike,etnike e politike.
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët,historianët
e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të
cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në
dokumentet e tyre të shkruara,në mbishkrime e
monedha.
Pra në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës
sipër,për të treguar banorët që jetonin në
anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti
ose që punonin me banorët e kësaj krahine.
Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për
të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më
saktë
Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë
së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria
u quajt Epiri i Vjetër(10) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11).
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture
që janë përhapur më vonë në Epir
dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë
shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky
mendim është në kundërshtim me dëshmitë
e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet
e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12).
Herodoti thotë se:”në kohën e tij në Epir ishte
akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë,
të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare”.
Kurse Straboni,duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë
se:”vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe
që këtej këta shtegtuan në Epir,ashtu si në Thesali,
Kretë, Lesbos dhe Troadë”(13).
Në Epir jan gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra
gjeografik me prejardhje ilire.Kështuqë
p.sh.:
- emra personash:Dastidi,Anyla,Tarypi;
- emra fisesh:Kaonët,Tesprotët,Pasaibët;
- emra gjeografik:mali Tamar,mali Asnau,lumi
Thyam(14).
Edhe gjetjet arkeologjike,megjithëse të pakta, pajtohen me traditën
e shkruar të lashtë dhe me të dhëna
gjuhësore.
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit
të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por
kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen
etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni(15) - ,përmend 14 fise epirote,por
nga mbishkrimet ne njohim një numër më të
madh.Dijetari anglez Hamond(16) na thotë se:” ...në Epir
ka pasur rreth 60 fise,por vetëm disa nga këto
mund të arrijnë një zhvillim të tillë,sa të
zënë një vend në histori”. Fiset kryesore të
Epirit,që përmenden
më shumë përë rëndësinë e tyre ishin:Tesprotët,
Kaonët, Molosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, e mbështeti
në radh të parë,në faktin se shumë nga shkrimtarët
antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm
“barbarë”. Pikërisht sipas kuptimit që i
dhanë fjalës “barbarë”,dijetarët u ndanë
në dysh.
Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet
helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar
këtu është sidomos libri i II-të,ku flitet për
pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë.
Në këtë pjesë ai shkruan:”Me Knemin, prej helenëve
ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë
të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte.Nga
barbarët ishin njëmijë Kaonë.Bashkë me Kaonët
merrnin pjesë në ekspeditë edhe Tesprotët,Molosët,Atintanët,Pervejt
dhe Orestët”(18).Në këtë pjesë duket qartë
se Ambrakionët,Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë,do
me thënë popuj johelenë. Në një vend tjetër,Tukiditi
i quante barbarë; persianët,taulantët,ilirët,trakët
dhe maqedonët(19).Po kështu barbarë i quajnë epirotët
edhe Straboni(20),Skymni(21), Polibi(22),Livi(23),Plini(24),etj. Tukiditi
me fjalën “barbar” nuk ka pasur për qëllim
të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor,në kuptim
përçmues,por e ka përdorur këtë fjalë
për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor
ndërmjet epirotëve dhe helenëve.Këtë na e pohon
vetë autori në një vend tjetër,kur flet për qytetin
në Anfiloki:”Banorët e këtij qyteti,greqishten që
flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur,anfilokët e të
tjerë janë “barbarë”(25).Në qoftëse
anfilokët do të ishin grekë,nuk kishte përse autori
helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit,pasiqë
nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që
ishte e tyre.Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë,ashtu
si i quante të gjith popujt e tjerë që nuk ishin grek.
Kundërargumenti se me fjalën “barbar”që ka
përdorur,Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim
që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të
popujve ,nuk është bindës.Helenët në përgjithësi,nga
mesi i shekullit V-të p.e.sonë,nuk e mbanin veten më superiorë
nga popujt e tjerë,si bie fjala persianët dhe egjyptjanët,të
cilët ata i quanin “barbarë”. Mund të përmendi
edhe një të dhënë më të vonë,që
pa dyshim,është nxjerrë nga burime më të hershme.Ky
është shënimi i Stefan Bizantinit(26),i cili i quan athamanët
ilirë. Për kët tezë që i njeh epirotët për
ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir.Epiri
mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar
nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve,me
përjashtim të ndonjë kolonije korintase,nuk mori pjesë
asnjë fis nga Epiri.Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë
në konferencën panhelenike të Athinës,vetëmAmbrakia
si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27). Straboni,plaku
i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë
së Lashtë thotë se:”...populli i këtyre viseve
ka patur një afërsi nga gjuha,morali dhe zakonet me popullsinë
e maqedonisë dhe të ilirisë”.(28) Ja edhe një
shembull tjetër që grekët përdorën për ta
bërë Epirin grek.Duhet të vemi re se turqit kur bënë
regjistrimin e popullsisë,e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë
me të njejtin emër,kurse grekët Delvinën e quajtën
Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë.Turqit edhe Vjenës i thanë
Vjenë në trajtën autentike. Një kontribut të
veçant për sqarimin e problemit të përkatësisë
etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike,që
janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht
në kodërvarret e Vodhinës,të Bodrishtës e Kakavisë
në Dropullin e Sipërm,në Mashkullorë të rrethit
të Gjirokastrës,në kalanë e Rripësit të
rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin
e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret
e Dropullit të Sipërm(29).Duke studjuar mënyrën e
ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre,arrijmë
në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e
jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjajshme të
krahinave të tjera të Shqipërisë.Enët rej balte
(me dy vegje) të zbuluara në këto tuma,nga format e tyre
janë të ngjajshme me ato të Vajzës(30) dhe të
Matit(31).Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të
Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët
e Vajzës,Matit dhe të krahinave të tjera ilire.Qysh në
fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në
bazë të dhënave më lart të cekura do të
thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire. Një
rëndësi të dorës së parë kan edhe materialet
arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire
të Kaonisë.Mesapët e Italisë së Jugut,origjina
e tyre ilire tashmë është pranuar,që u hodhën
në brigjet e italisë në periudhën midis fundit të
mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit
të parë p.e.sonë,sikurse tregon edhe emri i parë ,nuk
janë gjë tjetër veçse kaonë(32). Me interes
janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint,në
Finoç,në Çukën e Ajtojt,në Kalivo të
rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë(33).Këto
gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft
të gjerë.Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike
të punës e materialet e ndërtimit.Më të rralla
janë stolitë,armët e objektet artistike.Të rëndomta
janë kudo tjegullat e shtëpive.Në gërmime gjithashtu
janë gjetur detaje arkitektonike,shtylla,etj. Meriton të studjohet
qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët.Studimi
i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë
rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit
të saj me kulturat fqinje. Një vështrim të veçant
tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës,në
rrethin e Gjirokastrës.Meqenëse këtu ajo është
gjetur në një sasi më të madhe,në krahasim me
qendrat e tjera dhe nga ana tjetër,shtresat kulturore këtu janë
më të qarta se kudo tjetër(34).Megjithëse në
gërmimet e kryera në Jermë,koha kur kjo krahinë ka
përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje
helene,prapëseprapë edhe në qeramikë,në mënyrën
e punimit të saj,në trajtën e trungut të enëve,në
vegjet dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat
më të lashta ilire.Po përmendi këtu formën aq
shumë të përsëritur të tasave,të cilët
mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar
në vendbanimet ilire të Gajtanit(35) dhe të Rosunjës(36).
Ilirët e kësaj qendre përdornin vegjet brinake në
disa variante,ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37) .Këto
vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të
theksuar në lartësi,ose shpesh herë edhe me një ngritje
të vogël në formë t’hemthi.Në këto
enë gjejmë motive me gërricje,me ngulitje,si zigzake,rombojke,vija
paralele,gropëza,rrathë të vegjël me shirita në
relief,etj. Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula
dhe gjilpëra dyshe.Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa
fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë.Fibula
të ngjajshme me këto janë gjetur edhe në trevat e
tjera ilire.Kështuqë formojnë një variantë karakteristike
origjinale ilire,të cilin e ndeshim vetëm në pjesën
perëndimore të Gadishullit ballkanik(38). Dua të shqyrtoj
një stoli tjetër,gjilpërat dyshe.Të tilla gjilpëra
janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të
Ripësit.Njëra prej tyre,ajo që është gjetur në
qytetin e Jermës,është e larë në ari.Gjilpëra
të ngjajshme me këto janë zbuluar në kodërvarret
e Matit,në qytezën e Gajtanit,në nekropolet e Durrësit
e të Apolonisë.Të gjitha variantet janë karakteristike
për periudhën e parë të hekurit(39). Ato vazhdonin
të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë
të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studjuesit
si prodhim zejtar vendës(40).Fakti që gjilpërën dyshe
e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit
të Jermës,tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur
tek ilirët. Një fush tjetër,që na ndihmon për
një gjykim më të drejtë për problemin e përkatësis
etnike të epirotëve është edhe onomastika.Këtë
çështje,e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41).Përmes
faktesh të shumta,ai arrinë në përfundim se epirotët
ishin të një etnosi me ilirët(42). Në mbishkrimet
e zbuluara në Dodonë(43),Nilsoni thotë se dalin rreth 50
emra me origjinë ilire(44).Kurse në mbishkrimet e zbuluara në
teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45).Si Admet (4
herë) ,Amynta (2 herë),Annia ,Apoita,Artemo,Artemoni (2 herë),Falakrion
(4 herë),Nona,Genth dhe Falakr (6 herë)(46).Këtu po analizoj
disa nga këta emra,që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në
Iliri.Emri Admet,që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet
e Butrintit,më kujton emrin ilir Adamat,që e lexoj mbi monedhat
e Shkodrës(47).Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të
p.e.sonë(48),si dhe në një gurë varri të zbuluar
në Durrës(49).Të njëjtin emër njeriu e ndeshim
edhe në krahinat lindore të Epirit,në Tesali e në
Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente
sepulkrale të Apolonisë(50).Emri Annia në trojet shqiptare
gjendet në disa variante,si Annai,Annaius (si emër burri në
Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati.Si
H.Krahe(51),ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve
këtë emër e quajnë ilir.Një emër tjetër
shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth
i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit.Ky më kujton
emrin e mbretit ilir të Adrianëve,Genth,të cilin e gjejmë
në monedhën që e ka prerë ai vet(52).Këtë
emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në
monedhat e Dyrrahit(53).Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion,që
kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit,H.Krahe(54),i
përfshinte gjithashtu pa rezerv në emra ilirë. Një
grumbull emrash ilirë kemi edhe tek burimet antike.Nga emrat që
na kumton Tukiditi,lidhur me prijësin e kaonëve,të tesprotëve,atiutanëve
e parauejve,katër janë ilirë(55). Po të jetë
e saktë se fiset epirote kishin origjinë helene (greke),atëherë
pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra ilirë.?!!!
Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër
greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej
dikur Mollosia),Atamania,Anfilokia,Prosaibia,Tesprotia, banorët e
së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit)(56),qenë
thirrur edhe Aigestë.Të njejtin karakter kanë edhe emrat
e lumenjve Aou,Aheron,Ahelou dhe Thyamis,prej të cilit e ka marrur
sot emrin Çamëria(57) dhe emrat e maleve Tomar,Asnau,Aeropus,etj.
Dihet se,ashtu si të gjithë popujt e tjerë jogrekë
të Ballkanit edhe ilirët kanë përdorur në mbishkrimet
e monedhat e tyre gjithnjë shkronja të gjuhës greke e latine.Në
qoftëse sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm
mbishkrime greke e latine,kjo nuk don të thotë se ilirët
u halenizuan dhe më vonë u romanizuan.Nëqoftëse epirotët
do të ishin grekë,si do të kishte arsye që shkrimtari
helen,Straboni(58),të trajtojë një pjesë të epirotëve
si bilingë,si popuj që flisnin dy gjuhë.Pa dyshim,Straboni
ka pasur parasyshë që një nga këto gjuhë,që
përdornin epirotët,ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër
ka qenë greqishtja,të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë
lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre (grekëve)janë quajtur
barbarë e bilingë,pra jogrek. Të gjitha këto tregojnë
se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka
qenë ilire. Gjeografi danez Malte Brun,autor i njërës nga
veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të,që
përfundoi së botuari pas vdekjes së tij,në analizën
e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:”Etolia dhe Akarnania
konsideroheshin nga grekët gjysëm barbarë”.Përsa
i përket Epirit të gjithë autorët grekë të
lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia.Ai është
përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë.Fiset
kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia,Molosia.Straboni dhe Plutarku
pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë
dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase.Me
sa duket,gjuha shqipe rrjedh prej saj(59).Edhe Pukëvili kur flet
për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se:”... këto
vende,(në kohën e tij) quheshin Shqipëri dhe banorët
e saj quheshin shqiptar”(60). Ch.Brouchneri,ky gjeograf i mbretit
të Anglisë shkruan:”Shqipëria është një
provincë e Turqisë Evropiane,që kufizohet në veri
me Bosnjën dhe Dalmacinë,në jug me Livadhianë, në
lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë”(61). Historiani Teodor
Momsen në veprën e tij monumentale “Historia e Romës
së Lashtë”,i quan “... trimat epirotë, shqiptarë
të lashtësisë”(62). Lajbnici ,filozofi më i
madh i kohës së tij,i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne,falë
interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që
dha në fushat më të ndryshme të dijes.Por ne shqiptarët
te Lajbnici shohim,ashtu si albanologu Erik Hemp,”...një dijetar
të hershëm ,të vërtetë, të gjuhësisë
shqipe”(63),udhërrëfyesin e studimeve në fushën
e gjuhës sonë,që ndonëse punoi një shekull para
lindjes së gjuhësisë krahasimtare,me një intuitë
të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire
të prejardhjes së gjuhës shqipe.
Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet
në tri letra që ai i ka dërguar bibliotecistit mbretëror
të Berlinit,tanimë të njohur në botën shkencore
si:” Letrat shqiptare të Lajbnicit”(64). Në letrën
e parë të datës 24 janar të vitit 1705 ,ai shprehte
mendimin se;...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte
diku në Epir”(65). Për epirotët dhe gjuhën e
tyre me origjinë ilire,si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66),
J.E.Tunman,i cili thotë:”Edhe në Epir banonin vetëm
popuj jogrekë,të cilët flisnin maqedonisht,siç është
e njëjtë ,me gjuhën ilire”(67).Por mendim të
tillë kishin edhe F.Bop(68),J.R.F.Ksilander(69,J.G.F.Han(70),J.F.Falmerajer(71),T.Mommsen(72),
P.Kreçmer(73);ku thotë:”Për tërë grupin
veriorë të këtyre fiseve ,që nga kufijtë e krahinës
së Epirit,qysh herët,të paktën që nga koha e
Herodotit(74),është përdorur emri i përbashkët
Ilirët,ose siç quheshin në kohët më të
lashta,Hilirët”(75).Ky emër vjen mbase nga jugu,nga Illyrii
proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë
nga grekët në të gjitha fiset e ngjajshme me ta,që
njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut(76).
Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77) në librin e tij “Ilirët”,që
ai e botoi në vitin 1988,thotë:”Ndarja më tresh e
Ilirisë,ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi
mbretin Gent,u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave,të Dioklecian
Konstantinit,Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i
përkiste për një kohë më të gjatë Romës,si
Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë.Kurse
territori tjetër i sundimit të mbretit Gent,rreth Shkodrës,si
provinca Prevalitana,bënte pjesë në dioqezën e Dakisë.Të
dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir
në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat
e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën
greke”(78).
Grekët,në historinë e tyre marrin
për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit(79)
dhe të Pirros(80).Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari
në Babiloninë e vjetër,si dhe në gjithë vendet
e Lindjes së afërme.
Në Përmbytjen e Botës.Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan
me anë të një barke;më vonë ata,kur dalin në
tokë hedhin gurë.Ata që i hedhte Deukalioni bëheshin
burra,ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin
në gra.Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve
rrjedhin grekët e sotëm.Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir,prandaj,sipas
tyre Epiri u përket grekëve.Jo vetëm kaq por edhe vendet
e Epirit;Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin. Pseudohistorianët
grekë,thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë
së Jugut prej kohësh e kan ngritur këtë problem në
forma të ndryshme.Ja njëra nga ato; - Themeluesi i parë
i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit
nga mbretërit e Greqisë.Trashëgimtaria e fundit e kësaj
dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një
Gji),e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua
pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella.Qysh atëherë
kjo qytezë - kështjellë mori emrin e kësaj princeshe
dhe u quajt Argjirokastra. Në fakt kjo “histori” është
vetëm një përrallë,(legjendë),sepse nuk ka asnjë
dokument që të ket ekzistuar njëfar princeshe me këtë
emër.Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja
tregon se kalaja ka ekzistuar.Atëherë çfarë emër
kishte kjo kështjellë? Në studimet historike,në relacione
e kronika ngjarjesh,historianë dhe personalitete të ndryshme
politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjat
shekujve,mendime,kanë cituar fakte e të dhëna që kanë
të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë
- kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës
në këtë vend.
Një mbështetje të pakundërshtueshme
e gjejmë tek Emile Isambert(81),ku vihet në dukje se;Gaultier
de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës),duke
u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi,në
vitin 169 p.e.sonë,thekson:”Gjirokastrën e gjejmë
me emrin Parrhicastra”,që don të thotë:”Kështjella
e Pirros”.Grekët e quanin :”Pirru - haraks”. Që
në shqip don të thot :vija mbrojtëse e Pirros. Ndërsa
Antigonea,qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës
është themeluar nga Pirrua,të cilit u vuri emrin e gruas
së tij Antigonea.Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës.
Këtë e kishte me Filipin,para se të martohej me Ptolemeun(82).
Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur.Sipas historianëve
antikë Ambrakia (Arta e sotme),ka qenë kryeqyteti i Pirros.Ajo
ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente),Plini sh.I,tregon se statujat
e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët
në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit(83). Ajo veç
statujave të shumta të saj,qe e pajisur edhe me dy teatro,ishte
nga qytetet më të bukur të asaj kohe,por të gjitha
këto u grabitën nga “gjeneralët” romakë
gjatë vitit 186 para erës sonë. Pirrua i Epirit ishte i
fisit Mollos(84) (ilirian),pra paraardhës i shqiptarëve. Plutarku
në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro,i cili gjithashtu
dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të
Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër
Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një
helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë
cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij.Meqë
e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë.Në
monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron
gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet
280-275 p.e.sonë,dalin si shenja të mbretit Ajakid një
majë shtize,vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta
me brirë.
Një helmetë e tillë është
simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon,që,në vitin 142-139
p.e.sonë,në Siri,duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore
maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe
shembuj të tjerë për karakterin mbretëror të
kësaj helmete me brirë,por këtu nuk është nevoja.Shekuj
më vonë atë e mbajti Skënderbeu,sepse nga njëra
anë ,ai si “Aleksandër Bej” donte të lidhej
me traditën e maqedonasit të madh,që ende sot në Orient
quhet “Dhul-Quarnein”(Dybrirësh)(85),e nga ana tjetër
se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros.
“Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë,ne
quhemi epirotë,...paraardhësit tanë kanë bërë
beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata,ut plurium,më
shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre...”Skënderbeu.Shkruante
në vitin 1460 në një letër që i dërgonte
princit Ursini në Itali.Po për këtë biografi i tij
Marin Barleti,me prejardhje nga Shkodra,në titullin e veprës
së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti “Epirotarum
princeps”(princ i epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut
të prejardhur nga Aleksandri i Madh,ndërkohë që botimi
i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar
“Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë” (Herzog
zu Epiro und Albanien),duke e lidhur në këtë mënyrë
të kaluarën e lashtë me të sotmen.Kështu shprehet
në punimet e tij studjuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke(86).
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë
hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike.Gërmime
që u kryen në kalanë e Gjirokastrës,në verën
e vitit 1983. Gërmimet në teritorin e brendshëm të
kalasë ishin të frytshme,sepse u përfitua një lëndë
arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë.Kjo riafirmon
plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë
me emrin Pirrokastra,sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka
jetuar mbreti Pirro.Si pasojë,kjo kohë e vonë e antikitetit
shpjegon edhe faktin,që në këtë kështjellë
nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike.Ky
qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë,përderisa
në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash
gurë radhorë të rezistueshëm,të sheshtë
me dimensione të ndryshme trashësie,që rrallë gjenden
në viset e tjera të Shqipërisë.
Emile Isambert,duke u mbështetur tek historiani
i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet
dy herë anglezit Leek.I cili del me hamendje se:” Gjirokastra
është Argia e dikurshme”(87).Sepse në fakt Argia
ndodhet afër Ballshit.Aty rrjedh edhe një lum i vogël,i
cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë.Të
njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj(88)
në veprën e tij “Serbët dhe Shqiptarët”.Ai
flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve.”Përmes
mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi
të fshatit të sotëm Aranitas,ku kalon edhe një lum
i vogël i quajtur Argias”(89).Kjo gjendet edhe në greqisht
e shkruar.Te vepra e Emile Isambert,afirmohet edhe një herë
se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme,siç e shkruanin
më vonë grekët.
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë
e saj.Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të
Epirit.
Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek.XIV.Dihet
historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër
banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës.Pas vitit 1385 sundimtari
i saj ishte Gjin Zenebishi.Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit
të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të
dëgjuar,për nder të udhëheqësve të lartpërmendur,kjo
qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër.U quajt
kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër
shqiptar Gjin.Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë
e Gjinit(90). Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra,si
rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit,që
tingulli ( n ) shndërrohet në (r ).
Vë në dukje emërtimin e hershëm
grek Argjiro-Kastra,të huajtë që duan t’u japin nga
një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën
;Chateau d’Argent ( Kështjellë e Argjentë) duke u
nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me
të cilët është ndërtuar ky qytet.Aty jo vetëm
muret,por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe
të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna
dhe ditën nga dielli.Me emrin Argjirokastra këtë qytet
e quajnë vetëm të huajt(91).
Sikurse që u pa më lartë për
të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza,nuk ekziston asnjë
dokument.Është vetëm një legjendë.Ndërsa
për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të
mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është vetëm manovër
greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër
kësaj krahine të stërlashtë shqiptare. Edison L.Clark(92)
në veprën e tij,flet qartë për origjinën,gjuhën,shtrirjen
e shqiptarëve.Ai thotë;”Shqiptarët,arnautët,siç
i quajnë ata turqit,ose shqiptarët banorët e shkëmbinjëve,siç
e quajnë ata veten banojnë në teritorin që përfshinë
Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë
Perëndimore,duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjrin
e Artës (Ambrakisë)së Jugut”(93). Ai vazhdon:”Epirotët
e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët
e sotëm.Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje,por të
një gjaku,që flisnin dialekte të ndryshme të së
njëjtës gjuhë”(94). Edison ,e çartësan
dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari
i sotëm e deri në Prevezë(95). Si shpjegohet që përfaqësuesit
grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë
Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën
dhe zonat përrethë?!!.Në një kohë që Greqia
i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me gjakun
e djemëve më të mirë të Shqipërisë.
Si ka mundësi që diplomacia greke,ti linte jashtë shtetit
Grek tokat që kishte lindur mitologjinë.Nga ku shpjegoheshin
perënditë.
Si mbetën të kënaqur e të ngopur
njëkohësisht me aq pak tokë,kur dihej pretendimi dhe oreksi
i shovinizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet!.
Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë
që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve.Nuk
kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit
vetëm truallin e Epirit,por për të kapërcyer këtë
pengesë të pakapërcyeshme,ata bëjnë një
propozim anormal;Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë
me mbretërinë greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim
të caktuar.Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa;ose
të pranohet propozimi i palës greke,ose në të kundërtën,të
mos krijohej aleanca,që ishte aq e nevojshme për shqiptarët
në atë vorbull kontraditash. Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër
i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar
i qarqeve shoviniste greke.Nën maskën e aleatit të popullit
shqiptar për luftë kundër Turqisë.Në muajin korrik
të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë,misionarin
e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me
përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashërin.Për bashkimin
e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen
dorë të shqiptarëve nga Epiri. Sipas dy raporteve sekrete,njëri
i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877,të shpallur
në Athinë në revistën vjetore “Neos Kuvaras”
të vitit 1962.Mavromati i raporton Harillas Trikupit: ”Marrëveshjet
tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë,meqenëse
Abdyl Frashëri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar
dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet mbretërisë greke,pasi
është tokë autoktone shqiptare”.(96) Më poshtë
misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë
shton: ”Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet
e llojit tjetër; - Të zbarkojmë një repart ushtarak
në Himarë në qoftëse negociatat tona do të dështojnë.
Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë
në Epir konfuzion dhe tronditje.Duke bërë që batalionet
e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt
prej shqiptarëve që ndodhen në Epir,do të dezertojnë
për të kaluar drejt veriut(në drejtim të Himarës)për
të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët
në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë,pa
shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë
do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim
frikën që kanë njerëzit tanë në Epir”.(97)
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas
Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën
greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të
bëhen vegël e shovinizmit grek. Që të siguronin përkrahjen
e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave
të tyre,ata filluan një fushatë të shfrenuar në
shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit, në mjaft gazeta evropiane kishin
botuar artikujt e tyre si;L’Epire et la questiongrecque,Memoire
sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie
de Janina par unë Epirote,...!!
Në këto rrethana përfaqësuesi
i popullit shqiptar Abdyl Frashëri,i drejton redaksisë së
gazetës “Moniteur Universale” të Parisit një
artikull,i cili u botua në këtë gazetë në maj
të vitit 1879; “Zoti redaktor. Artikullit të botuar në
gazetën “Republika Franceze” nuk i dhamë asnjë
përgjigjje,sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim
prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive.
Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj.Banorët
e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë
privimin e kombësisë së tyre.Përse një gazetë
franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen
të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë.
Nuk jemi savantë dhe as pretandojmë për të,për
historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më
mirë se kushdo tjetër. Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë.Herodoti,Tukiditi
dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të
Greqisë.Sipas Strabonit,Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë
dhe gjirit të Ambrakisë.Pasi gjeografia e lashtë greke
nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim
ata që kan mendime të kundërta,se cila pjesë e Epirit
është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë
do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria,por
edhe Maqedonia,Thrakia,Rumania,Azia e Vogël,etj.Sipas vendeve të
Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka
650 mijë banorë.Sa janë vallë grekë që ndodhen
në të dhe ku banojnë?Në Korçë?Në
Berat?Në Gjirokastër?Apo në Çamëri?Ai që
kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë,jo
epirotë grekë.Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë
për të ngijtur lakmitë e sillogëve grekë dhe
lëvizjet artificiale të tyre!!! Sjellja e tanishme e Greqisë
dëshmonë se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë.Por
kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës,e
cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të
ishin grekët aq të fortë sa tregohen,në fakt janë
vetëm miq të zhurmës,evropa nuk do të kishte kurrë
qetësi.Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte
Greqinë shumë larg por në radhë të parë
do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët
200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje
të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË
dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të
mbetet gjithmonë shqiptar,ashtu si e krijoi natyra dhe historia.
Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma
të majme,të cilat mund të përdoren në mënyrë
më të arsyeshme.Ajo përpiqet të zgjasi një ngatërresë,e
cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian.Po të
ngulë këmbë greqia në aspiratat e lakmitë e saj
të pangopura,të cilat i kundërvihen drejtësisë
dhe të drejtës së kombeve,shqiptarët kanë vullnet
të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në
fund dhe jan betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë
toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja.Këtu
manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve
tanë. Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë
e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për
aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia”.(98) Mbas
krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike,qarqet shoviniste
greke e përqëndruan gjithë vëmendjen e tyre në
popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht
në drejtim të qytetit.
Të ndryshëm nga xhakatarës sebo-malazez,që
si edukatë speciale për të coptuar trojet shqiptare kishin
zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë
autoktone.Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të
“sjellshëm”,në këtë fazë të
parë.Për ata gjthçka duhej të realizohej brenda
gjendjes normale,të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm
reciprok.Pra gjithçka duhej të zgjidhej “ pa dhunë”,me
programe,spastrime masive,asgjësim fizik,dëbim kolektiv nga
toka,por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë,
me një menjanim të qetë ku befasia të lozte rolin
primar,në reagimin e menjëhershëm të popullsisë
shqiptare.Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare
duhej të shihej jo vetëm nga Evropa,por,në radhë të
parë,nga popullsia e “pakulturuar” e Epirit si një
fat i “madh” për të hyrë në rrjedhën
e qytetërimit.Në kuadrin e “miqësisë”
së lashtë,shqiptarët nuk kishin pse t’i shikonin
“vëllezërit e tyre të sinqertë” me frik
e dyshim.Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t’u
linin raste shqiptarëve të dyshonin në “dashurinë”dhe
“sinqeritetin”e tyre,se zbatonin pikë për pikë
strategjinë e tyre të hollë,duke populluar fillimisht qytetet
e pastaj zonat përreth. Në fillim ua kërkonte detyra të
qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të
pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të
saj.E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat
kyçe në administratën shtetërore të nesërmen
kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të
zgjaste shumë edhe në Shqipëri.
Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm
i institucioneve fetare fanariote do t’i shërbente atyre për
të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë
ortodokse të Epirit,për ta inkuadruar brenda strukturës
shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë. Ata do
të shfrytëzonon me një mjeshtëri të rrallë
lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më
të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme
shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i
vlerësuar nga Evropa e asaj kohe,ata do të përdornin të
gjitha mjetet e propagandës për t’u fryrë burive
pa rreshtur në dyertë e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë
e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.
Të palodhur për të zbatuarderi në një programin
e tyre shovinist,qarqet vorio-epirote,tashmë,të lidhur edhe
me ideatorët e “naçertanës”e të përkrahur
nga mëma e tyre e përgjumur Rusi,prisnin edhe njëherë
rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë.Skemat
ishin përgaditur me kohë.Rusia kërkonte shembjen e perandorisë
së sëmurë osmane.Nga kjo shpërbërje Greqia dhe
Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj
edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë,ku
ditë-lindja dhe ditë-vdekjae saj ishte kaq pranë.Asnjëra
palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë
si aleate të barabartë për të fituar gjënë
më të shtrenjtë që kërkonë një popull,lirinë
dhe pavarësinë e tij.Greqia si greqi edhe në këtë
radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë
me shqiptarët,por edhe do të bëhej më vonë një
ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapoformuar
të Vlorës.Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq
të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj
pasojave tragjike që i solli Shqipërisë.Por a do të
coptohej në tri pjesë Shqipëria në qoftëse Greqia,qarqet
politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre teritorial
ndaj trevës së Çamërisë?!!! Në këtë
kohë,kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë
e saj,shovinizmi grek,si gjithmonë i “urtë” dhe
“dashamirës”ndaj popullit shqiptar.Në bazë
të po atij skenari,me shumë pretendime,bëri hapin e saj
gllabërues dhe tradhëtinë ndaj kombit shqiptar.Në
këtë radhë pasojat e politikës “fine”greke
ishin katastrofale.Gati gjysma e Epirit,treva e Çamërisë
iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë
dhe iu dha greqisë. Si mund të kenë Qeveritë e Shtetit
Shqiptar iluzione ndaj politikës zyrtare greke në lidhje me
Shqipërinë dhe trojet shqiptare,kur edhe sot në Shqipëri
dhe Greqi funksionon,madje edhe është rritur në përmasa
të pazakonta në luftën antishqiptare,”Komiteti shovinist
i Vorio-Epirit”?!!!.
___________________
1.Straboni.VII,5;Plin,N.H.IV,1:App.Illyr 1.
2.Etol.III,13,44;Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka,Perputhje onomastike iliro-epirote,në
“Studime Historike”nr.2,1965,fq.85
3.H.Ceka,art.i cituar,fq.84
4.Tukid.I,5,1.
5.Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et populis
6.Tukid.I,16.
7.Isokrati Harpokration dhe Suida
8.Strab.1,10
9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431
10.F.E.Sh.fq.242
11.Po aty,fq.241-242
12.H.P.Sh.fq.46
13.Po aty,fq.43
14.Po aty,fq.43
15.Strab.VII,5
16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit.
17.Te Nilsson,po aty.
18.Tukid.I,14,3;18,2;I,24IV,126,II,96,97
19.Po aty.
20.Strab.VII,321
21.Scymn.Europa 450
22.Polyb,XVIII,58
23.Liv.XXII,34
24.Plin.III,45
25.Tukid.po aty.
26.Steph.Byz.;De urbibus et populis,shiko emrin Athamania.
27.N.Nilson,vep.e cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137
28.Strab.VII,321
29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë
të rrethit të Gjirokastrës,në Bul.i shkencave shoqërore
nr.I viti 1956,fq.181
30.F.Prendi.Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë,në
Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106
31.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali,Zbulime të kulturës ilire
në luginën e Matit,në; Bul.Shke.Shoq.nr.1viti 1955,fq.134,S.Islami
dhe H.Ceka,Të reja mbi lashtësinë ilire në territorin
e Shqipërisë,në Konf.I.,të stud.Alb.Tiranë,1962,fq.452
32.H.Ceka,Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në
Konf.II,të stud.Alb.
33.Nga burimet e shkruara,përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë.Deri
tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë
kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës.Kjo
është bërë në bazë të komentimit të
burimeve të shkruara,që tërthorazi bëjnë fjalë
për këtë qytet.Mirëpo gërmimet arkeologjike të
vitit 1965,të ndërmarra në qytetin e lashtë të
Jermës në rrethin e Gjirokastrës,nxorrën në dritë
një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronxi,në
njëren faqe të të cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo përmbysi
identifikimin e Lekël-Antigone.Vetë zbulimi i këtij emri
në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave na shtyn
të pranojmë si më të mundshme që ky emër
të lidhet me rrënojat e Jermës.
34.Dh.Budina.Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të
Jermës,në Materiale të Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146
35.B.Jubani,Keramika ilire e qytezës së Gajtanit,në Stud.hist.nr.2,viti
1966,fq.63
36.N.Jubani,H.Ceka,Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës
rrethi i Tropojës.
37.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në
Studhist.nr.3viti 1966,fq.27
38.F.Prendi,artik.i cituar fq.125:M.Korkuti,artik.i cituar fq.166
39.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali,artik.i cituar fq.131
40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26
41.Etol.III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Përputhje onomastike iliro-epirote,në
Stud.His. nr.2 viti 1965,fq.85
42.H.Ceka,artik.i cituar fq.85
43.M.Nilsson,vep.e cituar
44.Po aty
45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit
të Butrintit,në Stud.hist. nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,në
zbërthimin e emrave ka patur mirësinë të ndihmon edhe
V.Toçi
46.Po aty
47.Po aty.
48.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në
Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27
49.V.Toçi,Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,në
Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128
50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87
51.H.Krahe”Lexikon altillyrischer Personnennamen”Heidelberg,1929,Vangjel
Toçi,artik.i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i
cituar fq.87
52.S,Islami,artik.i cituar fq.20
53.H.Ceka,Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,në
bul.e shken.shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toçi,artik.i cituar fq.128
54.H.Krahe,vep.e cituar,V.Toçi,artik.i cituar,fq.129
55.Tukiditi,II,50,5,6.
56.Steph.Byz.,De urbibus et populis,(shiko fjalën Algestaio).
57.E.Çabej,Problemi i autoktonisë së shqiptarëve
në dritën e emrave të vendeve,në Bul.e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61
58.Strab.VII,328
59.Malte Brun,Precis de la geographie universale,1810-1829,Paris
60.Pouqueville,Udhëtime në More,në Konstandinopojë,në
Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane
gjatë viteve 1798,1799-1800 dhe 1801,Paris 1805 61.Ch.Brouchneri,Fjalor
gjeografik,Venedik,1770
62.Teodor Momsen,Historia e Romës së Lashtë
63.E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je
XVI/1, 1981,fq.34-36
64.M.Reiter,Leibnizen’s Albanelbriefe,Zeitschrift fur BalkanologieJg.XVI,1980,fq.82-93
65.C.V.Lajbnic,Albanerbrife,Hanovër,24 janar 1705
66.J.G.Herdez,I deen zur Geschichte derMenschheit,Leipzig,1868,vol.III,fq.99
67.J.E.Tunman,Kërkime rreth historisë së popujve të
Evropës Lindore,Leipzig,1774
68.Franc Bop,Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855
69.J.Riter Fon Ksilander,Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve,Frankfurt
am Main,1835
70.J.G.Fon Han,Albanesische Studien,Wien,1854
71.J.F.Falmerajer,Elementi shqiptar në Greqi,Munchen,1857
72.T.Mommsen,Historia e Romes,Leipzig,1932.”Historia e Romës
së lashtë,Roma-Torino 1904,vëll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142
73.Paul Kreqmer,Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache,(Hyrje
në historinë e gjuhës greke),Gottingen,1896
74.P.Kretschmer,po aty.
75.P.Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.
76.P.Kretschmer,Sprachliche Vorgeschichte des Balkans,(Parahistoria gjuhësore
e Ballkanit),Revue Internationale des e’tudes balkaniquee,vol.II
viti 1935 fq.41-48
77.Hansjërg Frëmmer,Die Illyrer,Karlsruhe,1988
78.H.Frëmmer,po aty(Vitet e errëta)565-850
79.Deukalioni,Fjalor i Mitologjisë,fq.57
80.Po aty.
81.Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique,1861,fq.867-869
82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët
dhe iliria te autorët antikë, fq.218-219;Plutarchi I-Vittae
Parallelae 4,7.
83.Av.M.Kokolari,Nuk mbulohet dielli me shoshë,”Bashkimi i
shqiptarëve”nr.6,fq.4, dt.15 shtator 1993,Tiranë
84.Po aty.
85.J.G.Fon Han,”Reise von Belgrad nach Salonik”,1858, -Peter
Robert Franke,”Alt-Epirus und das Kënigtum der Molosser”,Erlangen,1954,
(Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve),Mynchen-Bon,1949-‘54
86.P.R.Franke,”Albanien im Altertum”,Antike Welt,Sondernumner,1983
87.U.M.Leek,”Travels in Northern Greece”,1835
88.Dr.Milan Shuflai,”Serbët dhe shqiptarët”fq.180
89.Emile Isambert,vëll.i cituar fq.859-867
90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali Hadri,HPSH.Prishtinë,1966,fq.42-43
91.Dr.Ali Hadri,po aty.
92.Edison L.Clark,”Racat e Turqisë Evropiane,historia e tyre,gjendja
dhe prospektet”, New York,Brodway,1878,fq.751
93.Edison L.Clark,po aty
94.Po aty
95.Sh.Delvina,”Rreth origjinës së suljotëve”,Bujku,nr.1424,fq.10
,maj 1996 Prishtinë
96.Neos Kuvaras,Athens 1962
97.Po aty
98.”Moniteur Universale”,Paris maj 1879
99.Abdyl Frashëri,”Popullsia greke në Epirin e Ri dhe
të Vjetër”,fq.100
Gjilan;2003
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
|
|
|