|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE
Një përmbledhje e shkurtër mbi historinë
dhe kontributin shqiptar në krijimin dhe ecurinë e shtetit të
RI Grek.
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha
Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet
në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar,
që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në
Greqi pas pushtimit osmano turk.
Të pakët janë njerëzit të cilët dinë
historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në
Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën
arbërore ose shqipe.
Në këtë studim do të përmendim disa nga figurat
më të shquara të revolucionit grek të 1821 që
ishin shqiptar, disa kryeministra të Greqisë që kishin
gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës
greke që ishin arvanitas.
Janë zbuluar se në Greqi gjënden mbi 600 katunde që
flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen
në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që
njihen që në kohën antik edhe janë rreth 450 katunde,
dhe shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që
kanë ardhur në Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janë
mbi 150 fshatra.
Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që
flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën
e Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron,
Andron, Poleponezi(Morea) etj.
Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet
gjuha shqipe janë arvanitas Aristidh
Kola, arbëreshi urat Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga,
Athanasio Cigo etj.
Po në Greqi kur erdhen arvanitët siç i quajnë
elenasit?
Kush është vendi amë?
Këto janë pyetje që torturon zemrën dhe mëndjen
e çdo arvanitasi të Greqisë.
Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare
janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi
nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm.
Të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në
Greqi janë më të herëshme, që në kohën
antike.
Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta
historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat
e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm
në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala
ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën.
Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë
dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban.
Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas,
dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe
kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Për
herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë
Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durrësit dhe
Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian.
Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA,
gjatë perjudhës 150 vjeçare të kryqëzatave(1096-1208),
ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu
kryesor përmes Shqipnis Qendrore, që të nxirrte në
Kostandinopojë(Stamboll) dhe më tutje në Lindje.
Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën
e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga
Durrësi në Vlorë ALBANA.
Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar
ose alban, por vetquhen arvanitas...!?
Emri shqipëtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu
arvanitasit e Greqis, dhe Azisë së Vogël, gjithmon janë
quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë
që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë
veten shqiptar.
Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër
se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është më
i vjetër se emri Alban. Sepse po të shohim qytetet e vjetra
pellazgjike ato janë ndërtuar pranë lumenjëve, duke
qenë afër tokave pjellore, pra arbërës. Të gjithë
qytetet e Shqipërisë vërejmë që janë të
ndertuara pranë lumenjëve.
Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekër
B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë
së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut
dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian
otodoks të Stambollit(Kostandinopojës) dhe të Egjyptit
i quajnë ‘’romei’’ ose ‘’greçi’’.
Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqis, arbëreshëve
të Italis, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve
të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, në
mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të
ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një
gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar. Që kemi rruajtur
të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish,
traditat tona të vjetra shqiptare. Duke mbajtur të gjalla lidhjet
shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.
Studime në drejtim të arvanitasve të Greqis janë shumë
të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë të
Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë
aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me
arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materjale
me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.
Arvanitët e Greqis nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet.
Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera të
mëdha të arbanëve në drejtim të Greqis ka patur
në shekullin e 4-7 dhe 14, që njohim ne nga disa historian,
nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave
arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje
të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë
nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët turq.
Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri
të Arbëris si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë
Kosovë. Kur zbritën në drejtimtë Greqis së sotme,
nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme. Gjë që
tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit
e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në
trojet e tyre mijravjeçarë.
Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që
janë pjesë e trungut të gjakut të shprishë shqiptar.
Histori të vërtetë të studiuar
nëpër arkivat dhe librat të autorëve grek.
Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek.
Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët
kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek,
arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë.
Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga
fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.
Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se
arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë
gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë
e të parëve të tyre që kanë kontribuar për
krijimin e shtetit të ri Grek.
Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të
ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë
mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të
1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar,
burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.
Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që
hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të
1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase
të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij
qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore
greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në
Greqi.
Arvanitasit heronjë dhe kryeministra të Greqisë
së Re
Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe
pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit
e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar.
Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës
Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin
pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes,
mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një
popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet
e skllavërisë.
Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve
të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve
të Hidrës, Specas, dhe Psaron.
Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit
që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo
pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.
Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve
nën pushtimin turk, që rruajtën jo vetëm vërtetin
e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet
e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të
tyre.
Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird,
vërtetoi se ‘’Komitat e periferisë të Athinës,
Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë’’.
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për
heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në
Moldavo-Vllahi.
Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë
e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet
përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët
e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së
atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.
Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas
dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin
e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe
të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.
Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar
të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë,
dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për
çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje
dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli
Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit
të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni
Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari,
Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti,
Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi,
Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa,
Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi,
Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari,
shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të
drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte
shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.
E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.
Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën
e Greqisë mbretit të saj Othon, sepse të tre antarët
e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko
Boçari dhe Dhimitër Plaputa.
Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë
e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse
shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm
të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar.
Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë,
grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej
nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.
Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur
që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit
nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët
e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët
i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10
cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa
më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.
Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit
të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për panvarësinë
e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të
ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të
jetës europjane.
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër,
shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon
nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.
Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë,
u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri
Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit
të Kretës për tu bashkuar me Greqin.
Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritën
shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën
e politikës dhe kulturës me Shqipërin.
Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm
dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër
Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926,
bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve
në Gjenevë se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin
shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më
shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit
shqiptarë janë grekë, që është përkrahur
deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është
hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetëndhe
arriti pikën që s,mbante më, morra masat e duhura dhe shpërndava
të gjitha shoqëritë ‘’vorioepiriote,, që
mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të
sëmurë’’.
Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak
shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo në Lidhjen e Kombeve, është
botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në
gazetën ‘’Akropolis’’ dhe është
ribotuar në vitin 1974, në librin ‘’Përmbledhje
e Teodor Pagallo’’ vëllimi i dytë 1925-1952, faqe
111-115.
Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve
1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis
dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në
shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm
etj.
Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të
Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli,
Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër
Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella
etj.
Arvanitasit ndërtuesit dhe themeluesit e Akademisë së
Athinës
Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët
kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë
përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët
e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe investuesi
i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte
shqiptar.
Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët
e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë,
sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte
ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë
arsimimi.
U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë,
por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm
i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u
botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet
Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm.
Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante sepse
ndërtesa u financua nga një shqiptar prej Voskopoje.
Më 1856 tregëtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës
në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte
ti bënte një dhuratë të madh Greqis, brenda në
Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish-Konsull i
Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në
Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq)
i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë
dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morrën
në fillim me zhvillimin e tregëtisë midis Austrisë
dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të
penjëve dhe të stofave të pambukta. Themeluan Bankën
Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë
dhurata bamirëse, midis së cilat urën e varur të Budapestit
e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze në
atë kohë. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës
Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në
Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj.
Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për
bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq
më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët
e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha
bamirëse. Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë.
Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet
e Europës.
Më 1859 filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina
vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në
bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën
gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885.
Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra,
dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte
atëhere në brendësi të punimeve, dhe arvaniti tjetër
Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.
Disa nga akademikët që ishin arvanitas janë; Dhimitër
Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti,
Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos,
Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.
Kontributi i arvanitasve në kulturën artistike greke
Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen
e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar ballkanin
në shekujt e më parëshme.
Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i
mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqipëtare
mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër
muzetë e mëdha të europës dhe kanë tërhequr
vëmëndjes e vizitorve të shumtë.
Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan
nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas
ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej
tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese
të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas
ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe
Epirit Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret
i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit
të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga
trojet tona shekullore etj. Disa nga këta piktorë me famë
botërore janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura
Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso
Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako,
Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë
të mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje
shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas
nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli
i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë
së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga
kjo racë.
Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri
të Greqisë. Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani
Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë
së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar
i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur
prej artisti.
Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni
Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit
të Specas Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe
një dashuri të veçantë për artin, për
arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së
tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi
e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.
Zhdukja e gjuhës, kulturës dhe elementit arvanitas në
Greqi
Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’
ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e
tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë
të denjë të shtetit të ri grek.
Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk
dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin
dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në
vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën
EKSKLUZIVE, thotë se ‘’Në Greqi pak njerës
nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të
kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve
të Greqis.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja
e Arvanitasve të Greqis’’. Por në këtë
vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola
kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të
drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.
‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në
krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të
ngrinte në një farë mënyre lartë figurën
e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’
dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në
vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë
dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë
studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të
tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve
dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë
për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra
të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm
dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë
ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen
shpesh nëpër dasma.
Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është
interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej
më parë, nuk e lanë të tjerët që të
shkruhej!
Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit
për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë
tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën
po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë
të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje
në gjuhën e mëmës shqipe.
Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti ‘’Historinë
e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton
se Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët
e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve
të tyre.
Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte
asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot,
gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’
me autor Thimo Mitku botuar në vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij
me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër
të tjera shkruan.
‘’Nga ç’di unë, këngët popullore
greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite
të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’.
Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën
greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet
shqiptar.
Këto
15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit
arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi
Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët
arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’
dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që
kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të
Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto
dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë
mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.
Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet
e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon një
botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore
që përdorin muzikantët arvanitas janë, pipëza,
daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis,
traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat
e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi
e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të
ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore
të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës
të mëmës Shqipni.
Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin
qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për
formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë
ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.
Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet
ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja
dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale
të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.
Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen
e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi,
sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të
ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një
bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen
e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë
midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues
i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari
të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.
Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të
përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë
dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot
nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa
dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund të ndihmojmë njeri-tjetrin
për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.
Për këtë studim janë shfrytëzuar revista ‘’Besa’’
dhe arkivi i shoqatës ‘’ Lidhja e Arvanitasve te Greqis’’.
Revista ‘’Arvanon’’ dhe librat ‘’Arvanitasit
dhe preardhja e grekëve’’, ‘’Gjuha e Zotit’’
të autorit Aristidh Kolia. Librat ‘’Fjalori dy gjuhësh
i Marko Boçarit’’ dhe ‘’Arvaniti dhe arvanitica
e ishullit të Andros’’ të autorit Tito Johala.
Libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly.
Libri ‘’Shqiptarët’’ të autorit Edwin
E. Jacquen. Libri ‘’Arvanitët’’ i autorit
Irakli Koçollari. Libri ‘’Revolucioni grek 1821 dhe
kontributi shqiptar’’ i autorit Koli Xoxi.
Biblioteka dhe revista greko-italiane-shqiptare ‘’Lidhja’’
e uratit arbëresh Antonio Bellushi. ‘’ Problemi i ndërgjegjies
se arvanatisve’’ i Tolkë Xhillari.
Botuar
me e gjere ne Revisten Ekskluzive 01-02.Dhe mbajtur ligjerat ne Universitetin
e Tetoves prill o2. Eshte dhurate për Shqiperia.com, nga vete autori
i studimit ARBEN LLALLA.
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
|
|
|