|
|
HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
(MARKO BOÇARI 1790-1823)
Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip
Ngrehu Marko trimëria
ngrehu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria!
Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve,
Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790
në një familje të dëgjuar që kishin dalë
shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri,
Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore
dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një
vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori
dy gjuhësh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe
kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të
vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin,
Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga
Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari
i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët
me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën
në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë
arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari,
Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve
për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar
ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar
skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat
e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën
në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë
me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë
na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një
farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve
të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk
dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është,
shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan
Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin
e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës
së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve
nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e
Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të
sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me
fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki,
Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë
shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit
grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe
guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin
dhe edukimin.
Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin
u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak,
politik dhe zgjuarsisë.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës
prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së
Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar
që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar
që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të
jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë
e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se
mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të
njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një
figurë popullore të veçantë, që edhe brenda
mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira
të jetesës, ngjallte adhurim.
‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër,
djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë,
por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të
mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara
në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës
dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej
një jetë më e mirë, një shoqëri më
e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte
krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që
parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim
‘’të mësojë fëmija i tyre”.
Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim
e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke”
që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën
e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë,
pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë
etj.
Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo
i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë,
trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun
e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e
të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë
i theksonte djalit të vet Marko Boçari.
Kur
gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe
bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh
të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’
1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të
tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari
(1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili,
siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë
suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
Si do që të jetë puna, faktë është se kemi
të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore
që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të
drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi
i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që
po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët
duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që
për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë
elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes,
ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët
me grekërit.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte
se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej
në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një
fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët
në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin
greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë
në ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve
nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të
fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të
vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare,
që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë
dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në
shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin
zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të
huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë
të pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën
19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull
orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja
e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë
shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet
sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec
251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819
nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili
duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor
të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali
i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi
të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë.
Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë
me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse
i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të
jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem
vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i
fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore,
kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm,
lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja
këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë
duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr
nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri
i dashur dhe fjalë pakët.
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli
Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë
së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë
Europën, ai i kishte shkruajtur një
letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji.
Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte
vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin
e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë
varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë
u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë
varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën
me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.
Labëria kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra në zi e ra në goj
Kënga i mbeti në goj
Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme
greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë
e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të
prejardhëjes të fisit të Boçarëve.
Marko
Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin
dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit
të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që
Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin
fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë
komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë
na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër
Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në
Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një
deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin
e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të
bëjnë me një letër të publikuartë një
ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi.
Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh
aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë
faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se
një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur
kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë
për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’
Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë
para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët
e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët
e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë
dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të
sotëm shqiptar.
Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin
albanian.
Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase
e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori
dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’
Arben Llalla
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
|
|
|