iGoogle arrin Google i personalizuar

iGoogle, arrin Google i personalizuar

Disa drejtues kanë shpjeguar gazetarëve në lagjen kryesore të Google në Silicon Valley lëvizjet e para të bashkëndarjeve të shkrimeve, fotografive e gjëra tjera krijuese.

Google është një makinë kërkuese në Internet si dhe një kompani publike e ShBA-ve e cila për herë të parë u inkorporua si kompani private më 7 Shtator, 1998. Në bazë të shënimeve të 30 Shtatorit, 2006 kjo kompani ka rreth 9,378 punëtorë me orar të plotë, dhe udhëhiqet nga Eric Schmidt i cili më herët udhëhoqi kompaninë e njohur Novell.

Emri i kompanisë "Google" ka origjinën në gabimin drejtshkrimor të fjalës "googol" ku kjo fjalë paraqet emrin e numrit 10^100.

Për shkak të ndikimit të madh që ka shkaktuar Google në kulturën e Internetit, termi "google" tani është shtuar në dy fjalorët më të mëdhenj të gjuhës Angleze: Merriam Webster Collegiate Dictionary dhe Oxford English Dictionary. Definicioni për fjalën "google" në këto fjalorë është "të përdorësh makinën kërkuese Google për gjetjen e informatave në Internet".

Sa i përket shërbimeve të Google këto punojnë me anë të disa fermave serverësh (Ang: server farm), ku secila nga këto janë të përbëra nga mijëra kompjuterë që funksionojnë me anë të sistemit operativ GNU/Linux (distribucion i vet ndërtuar nga Google, Slack). Kjo strukturë besohet që ballafaqohet me rreth 54% deri më 80% të shfrytëzuesve të Internetit që shfrytëzojnë makinën kërkuese të Google.

Fornizuesi i parë në botën e shërbimit për kërkimin në Internet është duke vënë në punë një sistem me emrin "iGoogle" për faqen e tij home dhe për shërbimet personale.

"Duam të bëjmë personale traditën e nocionit të kërkimit", ka thënë për gazetarët Sep Kamvar, kryeinxhinier i sektorit.

Duke shpikur home page klasike të Google.com - me design të thjeshtë - shoqëria ka vendosur disa mjete shtesë, që do të ndihmojnë përdoruesit të publikojnë krijimet e tyre në botën e internetit.

Albert Jakaj - Pr-Tech


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama