iPhone 5 që pritet të dalë në treg këtë vjeshtë mund të mos ketë paraqitje të njejtë me verzionet e tjera, por ka një gjë të keqe të përbashkët me verzionet e vjetra. Sipas 9toMac, verzioni i ri i iPhone do të ketë pothuajse të njëjtën bateri si iPhone 4/4s, pra jo shumë të mirë.
Që nga verzioni i parë i iPhone, Apple ka pasur probleme me baterinë. Edhe pse gjërat e tjera janë përmirësuar, kjo është e vetmja gjë që Apple është munduar të përmirësojë, por nuk ka patur shumë sukses. Dhe kjo ka zemëruar shumë klientët. Vjeshtën e kaluar, në forumet e Apple ka pasur rreth 275 faqe me letra zemërimi nga klientë të ndryshëm.
Për fat të keq, bateria e iPhone 5 nuk do të ketë shumë përmirësime. Sipas raporteve, gjenerata e gjashtë e iPhone-ëve do të ketë një bateri me 1440 mAH (mili-ampe në orë), duke e krahasuar atë me 1430 mAH për iPhone 4S, dhe 1420 mAH për iPhone 4. /Tech.Al/
http://www.tech.al/iphone-5-bateria-jo-dhe-shume-e-mire/