iPhone 5 u projektua nga Steve Jobs

iPhone 5 u projektua nga Steve Jobs
iPhone 5 u projektua dhe u miratua në kohën kur Steve Jobs ishte gjallë. Ky lajm nuk duhet të habisë shumë, ose të paktën ata që e njohin mirë kohën e nevojshme që duan produktet teknologjike.

Ajo që blejmë sot, të paktën në këtë sektor është projektuar e menduar të paktën 2 vite më parë. Kështu edhe iPhone 5, mbi të cilin shumë kush sot mendon se mban vulën e Tim Cook. Por s’është aspak kështu, krijesa e fundit e Apple në fushën e telefonave inteligjentë, është menduar e projektuar nga i ndjeri Steve Jobs.

Ai që e zbuloi këtë fakt ishte prokurori i distriktit në San Francisko, George Gascon, krejt rastësisht. Ai po shqyrtonte mundësinë e vënies së një aplikacioni të quajtur “kill switch”, që do të mundësonte fikjen e telefonave në rast se ata vidheshin.

Vjedhjet e këtyre telefonavave në Kaliforni kanë qenë gjithnjë problem që në muajt e fundit është shpeshtuar. Në pamundësi për të rënë në gjurmët e të gjithë grabitësve apo hajdutëve, prokurori Gascon, në bashkëpunim me Apple po kërkon gjetjen e një mënyrë tjetër të parandalimit të vjedhjeve.

Në fakt në shumë kompani që operojnë në fushën e produkteve teknologjike u duhen mesatarisht 2 vite punë për të hedhur në treg një produkt të ri. Kaq iu desh Blackberry-t për telefonin e tij të ri, Z10. Ish-kreu i Nokia-s, aktualisht drejtor i prodhimtarisë tek Blackberry thotë se aktualisht grupet e punës po punojnë për produktin që do të hidhet në treg në vitin 2016.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama