Ka shumë premtime për llojin e ardhshëm të “iPhone”, që do të jetë brezi i tetë i këtij smartphone. Kështu, në versionin e ardhshëm pritet të ketë një sistem të ri operativ “iOS 7”, kamera dhe procesor të përmirësuar, e madje mbase dhe një sensor, që do të lejojë hapjen e celularit nëpërmjet gjurmës së gishtit të madh. Megjithatë, zërat e fundit që qarkullojnë spekulojnë se versionin e ardhshëm i “smartphone” të ndërtuar nga “Apple” mund të ketë një variant, në të cilin i gjithë telefoni do të ishte i ndërtuar prej ari. Modele të tilla janë realizuar edhe më parë me porosi prej “Apple” dhe ato pak syresh që janë shitur kanë pasur një çmim prej rreth 34 500 dollarësh copa.
Megjithatë, me kërkesën gjithmonë në rritje për “smartphone” dhe arin, i cili konsiderohet një mall veçanërisht i vlefshëm në dy tregjet më të mëdha në rritje, në Kinë dhe Indi, besohet se ky version i rrallë “iPhone” do të ishte gjente një treg të gjerë.