iPhone ka problem me sinjalin vetem ne SHBA?

iPhone ka problem me sinjalin vetëm në SHBA?
Gazeta më e njohur norvegjeze Verdens Gang, ka bërë një hulumtim në lidhje me problemet e njohura  të humbjes së lidhjes në telefonin më të ri të Apple, iPhone 4.
Pas disa testesh të bëra duke përdorur disa telefonave iPhone 4, 3G/3GS, HTC dhe Nokia E71, norvegjezët pohojnë që dizajni i antenës në iPhone të ri nuk ka shumë lidhje me humbjet e sinjalit dhe ndërprerjet e lidhjes, pasi që telefoni në të gjitha kushtet punon shkëlqyeshëm, kur përdoret në zonën e mbuluar me sinjal të Telenorit.

Norvegjezi Torje Øivand Olsen kur ka lexuar për lajmin, ka pohuar supozimet e përmendura të gazetarëve, me pretendimin që as vetë nuk ka arritur “të humbë” as një vizë të sinjalit.

Përfundimi i hulumtuesve norvegjezë është se shkaku i ndërprerjes së telefonatave me siguri është i karakterit lokal, i lidhur me AT&T, operatorin mobil amerikan që në Shtete e Bashkuara ofron iPhone. Vetë iPhone 4 nuk sillet asgjë më keq apo më ndryshe se cilido telefon tjetër i mençur.
Megjithatë nuk pajtohen të gjithë më këto pretendime, kështu që disa thonë  që deklaratat e gazetarëve norvegjezë nuk janë të vërteta sepse problemi me sinjalin është i pranishëm edhe në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani, dhe për shkak të kualitetit të sinjalit problemi është më pak i dukshëm në Norvegji, por sigurisht që është i pranishëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama