Administrata Publike

Administrata Publike

Misioni

Departamenti i Administrates Publike ka per mision zhvillimin dhe implementimin e reformes ne sherbimin civil.
Ne zbatim te misionit te tij Departamenti i Administrates Publike kryen keto funksione kryesore:
- menaxhon sherbimin civil ne te gjitha institucionet e administrates qendrore;
- udheheq dhe implementon reformen funksionale dhe strukturore ne institucionet e administrates publike;
- harton dhe implementon reformen ne fushen e pagave;
- koordinon reformen per zbatimin e teknologjive te informacionit ne fushen e e-government.

Vendodhja dhe data e krijimit

Departamenti i Administrates Publike eshte krijuar me Vendimin nr.443, datë 05.09.1994, të Këshillit të Ministrave dhe funksionon ne kuadër të strukturës së Ministrisë së Brendshme në varësi direkte të Ministrit të Brendshëm.
Adresa:
Departamenti i Administratës Publike
Ministria Brendshme
Sheshi Skenderbej, Nr 3
Tiranë
Kutia postare nr. 1751
Tel: +355 4 235937; Tel/Fax: +355 4 251241
SHërbimet

Departamenti i Administrates Publike ofron nje sere sherbimesh per publikun e gjere:
- Zhvillimin e procedures se pranimit ne sherbimin civil;
Do te njiheni me informacionet me te reja per te gjitha vendet e lira perfshire ketu shpalljen e vendeve vakante, kriteret e vecanta, dokumentacioni qe duhet te plotesojne kandidatet(CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit,vertetimin e gjendjes gjyqesore, te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni, per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimi), si dhe afatet deri kur dorezohet dokumentacioni, daten e zhvillimit te konkurimit, rezultatin perfundimtar dhe fituesin
- Percaktimin e pages referuese ne rastet e perfitimit te pensioneve suplementare (kliko per dokumentat qe duhen paraqitur ne kete rast);
- Organizimin e praktikave te punes per studentet (kliko per te aplikuar)
- Informacione per ecurine e reformes ne administraten publike ne pergjithesi.

Si mund te na kontaktoni ?

- Mund te na kontaktoni duke ardhur personalisht ne zyrat tona çdo ditë ndermjet oreve 14.00 -15.00 (të premten 13.00 - 14.00);
- Nëse kërkoni një përgjigje zyrtare na dërgoni një kërkese në adresën tonë dhe do ju përgjigjemi brenda 10 ditë pune;
- Mund të na kontaktoni duke telefonuar, apo dërguar një fax ne numrat tonë, ose duke derguar nje e-mail ne adresat e mëposhtme:
1- per çështjet e lidhura me pranimet ne sherbimin civil: axhaxhiu@moi.gov.al (Alda Xhaxhiu);
2- per çështjet e lidhura me pagat: edudushi@moi.gov.al (Enkela Dudushi);
3- per çështjet e lidhura me strukturat: skosta@moi.gov.al (Suzana Kosta);
4- per çështjet e lidhura me IT: asallaku@moi.gov.al (Altin Sallaku);
5- per çështjet e lidhura me projektet: dkakeli@moi.gov.al (Denada Kakeli)
Një informacion të detajuar dhe të përditësuar në mënyrë të vazhdueshme mund të gjeni në faqen tonë të internetit www.pad.gov.al.
Sa herë që na kontaktoni ne do të:
- Jemi te shpejte, te sjellshem dhe do ju ofrojmë ndihmën tonë;
- Do kemi dhe transmetojmë gjithmone informacion të azhornuar.
Kur të vizitoni zyrën tonë ne:
- Do ju presim ne nje ambjent miqesor dhe te paster
- Do ju sherbejme brenda 15 minutave
Kur na telefononi ju mund te prisni:
- Nje pergjigje te menjehershme
- Identifikimin e personit
Kur na dergoni nje e-mail, ju mund te prisni:
- Per mesazhet urgjente nje pergjigje brenda dites
- Per mesazhet e zakonshme pergjigje brenda pese dite pune
Kur kerkoni nje takim, ju mund te prisni:
- T'ju fiksojme nje takim brenda pese diteve pune nga marrja e njoftimit

Pranimet ne sherbimin civil

a. Si mund të informoheni për vendet e lira të punës?

- Departamenti i Administratës Publike publikon informacionin per vendet e lira ne gazetat me qarkullim me te madh ne vend.
- I njejti informacion publikohet ne kohe reale edhe ne faqen tone te internetit (www.pad.gov.al), ne rubriken vende te lira.

b. Si mund të aplikoni?
- Duke postuar dokumentacionin e nevojshem ne kutine postare nr.1751 deri ne date e treguar ne shpalljen e vendit te lire

c. Çfarë ndodh pasi keni aplikuar?
- Dokumentat tuaja shqyrtohen dhe Departamenti publikon listen e kandidateve te kualifikuar ne daten e percaktuar ne shpalljen e vendit te lire ne seline e institucionit te interesuar dhe ne faqen tone te internetitë
- Nese konstatoni se nuk jeni kualifikuar dhe gjykoni se i plotesoni kriteret per te marre pjese ne konkurim, ju mund te beni nje ankese ne Departament brenda dy ditesh nga publikimi i listes

d. Rezultatet e testimit
- Pas zhvillimit te konkurimit ne afishojme rezultatet e testimit ne hyrjen kryesore te institucionit qe ka vendin e lire dhe ne faqen tone te internetit ne rubriken vende te lira.
- Nese keni pakenaqesi lidhur me proceduren e konkurimit, ju mund te ankoheni ne Komisionin e Sherbimit Civil, brenda 30 diteve nga publikimi i fituesit te konkurimit (kliko për një formular ankimi).

e. Emërtimi në vendin e punës
- Pas perfundimit te afatit te ankimit, fituesi emerohet ne vendin e punes nga Departamenti si nepunes civil ne periudhe prove.
Mbrojtja e tË dhËnave

Dokumentat dhe te dhenat personale qe dergohen jane te sigurta dhe perdoren ne perputhje me Ligjin nr.8517, date 22.7.1999 Per mbrojtjen e te dhenave personale.

Si mund te na ndihmoni?

Ju mund te na ndihmoni te ofrojme nje sherbim me te mire duke:
- Qene te sjellshem dhe bashkepunues me stafin tone;
- Duke sjelle me vete te gjithe dokumentacionin e nevojshem per shqyrtimin e Ceshtjes;
- Duke na ofruar informacion te sakte dhe te azhornuar;
- Duke aplikuar per vendet e lira ne kohe;
- Duke lexuar me vemendje kriteret qe duhet te permbushni per te qene te kualifikuar gjate paraseleksionimit te kandidaturave
- Duke respektuar oraret e pritjes;
- Duke konsultuar vazhdimisht per informacion me te sakte dhe te azhornuar faqen tone te internetit;

Nese nuk jeni te kenaqur me sherbimin tone, mendoni se ne nuk kemi permbushur detyrimet tona gjate ofrimit te sherbimeve apo per standartin e tyre, ju mund te ankoheni duke derguar nje ankese ne adresen tone, ose duke derguar nje e-mail ne adresen bselenica@moi.gov.al.
duke mËsuar prej jush:

Ne gjithmone perpiqemi te ofrojme nje sherbim qe perputhet me kerkesat dhe nevojat tuaja dhe jemi ne permiresim te vazhdueshem te sherbimeve tona. Per kete qellim mirepresim çdo koment dhe sugjerim per permiresimin e sherbimit. Lutemi paraqisni komentet tuaja dhe sugjerimet duke na i derguar me e-mail ne adresat e mesiperme.

  • Si mund te ankohemi ndaj nje akti administrativ?

    A e dije se kur te drejtat e tua neperkemben nga zyrtare te administrates publike, ke te drejten te ankohesh tek organi shkeles ose tek eprori brenda nje muaji nga data kur ke marre dijeni per faktin?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama