Lajme nga aktivitete sportive shqiptare, gjermane, angleze, italiane e shume te tjere do jene pjese e ketij seksioni informativ
Lajme nga aktivitete sportive shqiptare, gjermane, angleze, italiane e shume te tjere do jene pjese e ketij seksioni informativ
Bylisi ka mposhtur në shtëpi Laçin me rezultatin minimal 1-0. Ballshiotët i janë falur golit të Vareas, i cili shënoi në minutën e fundit të takimit.
Teuta ka mposhtur me rezultatin e thellë 1-4 Tërbunin në stadiumin "Ismail Xhemali". Durrsakët e kanë nisur mjaft mirë takimin duke shënuar që në minutën e dytë të takimit me anë të Maganit.
Tirana ka 17 muaj që nuk e mposht dot Skënderbeun. Fitorja e fundit daton më 13 dhjetor 2014, pra afro një vit e gjysmë përpara. Asokohe triumfi erdhi prej këmbëve të Selemani Ndikumanës.
Arsenali ka humbur një shans të mirë sot pasi ka barazuar pa gola 0-0 me Sunderlandin në fushë e këtyre të fundit duke rrezikuar kështu seriozisht pjesëmarrjen në Champions League.
Kalendari ka rezervuar një sfidë mjaft interesante në kampionatin zvicerian, Vaduz-Bazel, dy skuadra ku luajnë edhe disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare.
Shkëndija zbret me këmbë në tokë. Skuadra tetovare ka pësuar sot një humbje 1-0 në javën e 29-të të kampionatit të Maqedonisë, duke mbetur kështu thuajse përfundimisht jashtë garës për titull.
Mirel Josa ka dalë në koferencë për shtyp për të folur para ndeshjes me Skënderbeun. Trajneri kryeqytetas shpjegon që përgatitjet gjatë javës janë përqendruar pikërisht në aspektin psikologjik.
Është i padiskutueshëm në formacionin titullar të Napolit, mirë- po tashmë ka edhe impenjime të tjera jashtë fushës së lojës.
"Nuk kishte ndodhur më parë që Andrea Pirlo të lihej jashtë listës së të thirrurve nga trajneri për arsye teknike që kur shkoi në SHBA".
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.