Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbej do të korrte 20 fitore të mëdha kundër perandorisë, në plot 20 vite luftë në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.
Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si vasal i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa do të vdiste në 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës, dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve muslimanë.
Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.