Gjergj Bojaxhi (Tiranë, 28 mars 1974) është një ekonomist, politikan shqiptar dhe menaxher privat. Në të shkuarën ka mbajtur pozicione si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007?), Drejtor i KESH-it (2007-2009), e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011). Më 30 mars 2015 Bojaxhi zyrtarizoi kandidaturën e vet si kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ideja nuk ishte (vetëm) e tija, por e një grupi qytararësh dhe aktivistësh.
Biografia dhe arsimimi
Bojaxhi është lindur në Tiranë më 28 mars 1974. Arsimin fillestar e ka kryer në vendlindje, ndrësa shkollën e mesme e ka filluar në Tiranë por e ka pëfunduar në Baltimorë, SHBA tek City College në vitin 1993. Gjatë viteve 1994-1997 ka ndjekur studimet universitare në Saint John’s College në SHBA.
Aktiviteti profesional
Në periudhën 1997-1998 ka filluar të punojë si analist i menaxhimit të riskut në bankën Bankers Trust (New York). Në vitin 1999, gjatë Luftës në Kosovë, Bojaxhi ka qenë koordinator i asistencës në Ambasadën Britanike. Gjatë viteve 2001-2003 ka kryer studimet master në Universitetin John Hopkins në Washington, SHBA. Mban gradën master në ekonomi ndërkombëtare.
Gjatë viteve ka punuar në institucione të rëndësishme amerikane dhe gjatë viteve 2003-2005 si ekspert për Bankën Botërore në Washington.
Aktiviteti në Shqipëri
Bojaxhi u angazhua në politikën shqiptare fillimisht në vitin 2005 si anëtar i KOP-it (Komiteti i Politikave Drejtuese), me Partinë Demokratike. Ka mbajtur pozicione si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007), Drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (2007-2009), e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011).
Gjatë viteve në PD, Bojaxhi ka qenë kritik me mënyrën e funksionimit të partisë dhe rregullave të brendshme të saj,[4] çka bëri që ai të shkëputej nga politika për disa vite duke iu kushtuar aktivitetit privat si menaxher.
Alpinizmi
Një nga pasionet e Gj. Bojaxhiut është edhe alpinizmi. Ai ka ngjitur disa nga majat më të larta të botës. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 26 maj 2012, Bojaxhi së bashku me alpinistë të tjerë ngjitën majën e Everestit (Xhomolungma) ku ngritën edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Kandidatura për bashkinë e Tiranës
Gjatë muajti mars 2015 u hodh ideja se Bojaxhi do të merrte pjesë në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës si kandidati i pavarur i propozuar nga një grup qytetarësh dhe aktivitësh që vet-identifikohen si "Ne, Tirana", ndërsa e zyrtarizoi kandidaturën e vet më 30 mars 2015.