Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi (Tiranë, 28 mars 1974) është një ekonomist, politikan shqiptar dhe menaxher privat. Në të shkuarën ka mbajtur pozicione si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007?), Drejtor i KESH-it (2007-2009), e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011). Më 30 mars 2015 Bojaxhi zyrtarizoi kandidaturën e vet si kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ideja nuk ishte (vetëm) e tija, por e një grupi qytararësh dhe aktivistësh.


Biografia dhe arsimimi

Bojaxhi është lindur në Tiranë më 28 mars 1974. Arsimin fillestar e ka kryer në vendlindje, ndrësa shkollën e mesme e ka filluar në Tiranë por e ka pëfunduar në Baltimorë, SHBA tek City College në vitin 1993. Gjatë viteve 1994-1997 ka ndjekur studimet universitare në Saint John’s College në SHBA.

Aktiviteti profesional

Në periudhën 1997-1998 ka filluar të punojë si analist i menaxhimit të riskut në bankën Bankers Trust (New York). Në vitin 1999, gjatë Luftës në Kosovë, Bojaxhi ka qenë koordinator i asistencës në Ambasadën Britanike. Gjatë viteve 2001-2003 ka kryer studimet master në Universitetin John Hopkins në Washington, SHBA. Mban gradën master në ekonomi ndërkombëtare.

Gjatë viteve ka punuar në institucione të rëndësishme amerikane dhe gjatë viteve 2003-2005 si ekspert për Bankën Botërore në Washington.

Aktiviteti në Shqipëri

Bojaxhi u angazhua në politikën shqiptare fillimisht në vitin 2005 si anëtar i KOP-it (Komiteti i Politikave Drejtuese), me Partinë Demokratike. Ka mbajtur pozicione si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007), Drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (2007-2009), e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011).

Gjatë viteve në PD, Bojaxhi ka qenë kritik me mënyrën e funksionimit të partisë dhe rregullave të brendshme të saj,[4] çka bëri që ai të shkëputej nga politika për disa vite duke iu kushtuar aktivitetit privat si menaxher.

Alpinizmi

Një nga pasionet e Gj. Bojaxhiut është edhe alpinizmi. Ai ka ngjitur disa nga majat më të larta të botës. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 26 maj 2012, Bojaxhi së bashku me alpinistë të tjerë ngjitën majën e Everestit (Xhomolungma) ku ngritën edhe flamurin kombëtar shqiptar.

Kandidatura për bashkinë e Tiranës

Gjatë muajti mars 2015 u hodh ideja se Bojaxhi do të merrte pjesë në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës si kandidati i pavarur i propozuar nga një grup qytetarësh dhe aktivitësh që vet-identifikohen si "Ne, Tirana", ndërsa e zyrtarizoi kandidaturën e vet më 30 mars 2015.

  • Bojaxhi falenderon 13668 firmetaret

    Pasi ka dorezuar dyfishin e firmave te kerkuara ne KQZ, per te nisur garen per kryetar Bashkie ne Tirane, Gjergj Bojaxhi ka falenderuar mbeshtetesit.

  • Bojaxhiu zyrtarisht kandidat per Tiranen

    Gjergj Bojaxhiu eshte zyrtarisht kandidati i pavarur per Bashkine e Tiranes, i cili pritet te perballet me 21 qershor me kandidatet Erion Veliaj, Halim Kosova, si dhe dy te pavarurit, Arben Tafaj e Sazan Guri.

  • Bojaxhi: Prioritetet e programit tone te ardhshem

    Grupi 'Ne, Tirana' po punon prej kohesh me programin per Tiranen. Po paraqesim me poshte nje liste paraprake me 5 shqetesime madhore qe do te jene prioritetet tona gjate fushates.

  • Gjergj Bojaxhi: Po me bejne presion

    Kandidati i pavarur per Bashkine e Tiranes, Gjergj Bojaxhi, ka nisur mbledhjen e firmave per te finalizuar hyrjen ne gare.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama