Erion Veliaj

Erion Veliaj

Z. Erion Veliaj lindi në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979.

Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studi­met Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në sho­qërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Z. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen “MJAFT” deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabi­litetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Në vitin 2011, z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër. Z.Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën gjermane dhe atë frënge.

Erion Veliaj është kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zyrtarizuar konkurrentin e majtë, vetëm pasi PD shpalli kandidatin e saj, mjekun Halim Kosova. Shefi i ekzekutivit e deklaroi Veliaj si kandidatin përfaqësues të së majtës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës, pas takimit që pati në selinë e majtë, me deputetët e qarkut të Tiranës.

  • Erjon Veliaj: Tiranen do ta rilindim ne kohe rekord

    Kandidati i zgjedhur nga e majta per bashkine e Tiranes ka komentuar ne Facebook besimin e dhene per bashkine me te madhe ne vend ku shpreh padurimin per te kapur kohen e humbur e per te rilindur Tiranen ne kohe rekord.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama