Halim Kosova

Halim Kosova

Doktor Halim Kosova ka lindur në vitin 1954 në Tiranë. Në vitin 1977 përfundoi studimet për mjekësi. Në vitin 1985 specializohet për obsetri-gjinekologji në universitetin “La Sapienza” të Romës. 5 vjet më vonë merr titullin “Doktor i Shkencave”. Për 12 vjet, prej vitit 2001 deri në 2013 ka drejtuar Repartin Obsetrik në maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

 

Halim Kosova është një prej mjekëve më të njohur në Tiranë. Edhe pse është prej 1 viti e gjysmë pjesë e parlamentit, ndërsa më herët, për 5 muaj me radhë mbajti postin e Ministrit të Shëndetësisë në qeverinë Berisha, vijon të përmendet si gjinekologu që ka asistuar mijëra lindje, një prej më të mirëve në fushën e tij dhe jo si politikan.

 

Në politikë u angazhua 2 vjet më parë. Në vitin 2013, kur LSI u largua nga koalicioni qeveritar me PD, ai nuk e refuzoi ofertën e kryeministrit Berisha për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. E drejtoi atë nga prilli deri në shtator, në një periudhë politikisht të trazuar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme. Pranoi një tjetër sfidë për t’u bërë pjesë e listës së deputetëve të Tiranës dhe mori mandatin e parë si deputet. Thotë se angazhimi i tij në politikë vjen për shkak të thënies se “e keqja fiton gjithmonë kur e mira bën sehir”

 

Jeta parlamentare ka përkuar me një situatë të tensionuar, por ai ka ditur të ruajë profilin e një politikani jo-konfliktual. Në parlament ka qenë gjithnjë aktiv për çështje që lidhen me shëndetësinë dhe ato që prekin komunitetin.Ky imazh dhe popullaritetit që gëzon në Tiranë duket se e kanë bindur lidershipin e PD –së se ai është kandidatura më e mirë për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit.

 

Ndryshe nga rivali i tij Erion Veliaj që u zyrtarizua si kandidat i së majtës për Tiranën, Kosova ka mbajtur një profil më pak aktiv në rrjetet sociale. Megjithatë, atë e gjen në Facebook edhe në Twitter ku poston fjalime apo shkrime të tij dhe mban kontakte me lexues të grupmoshave të ndryshme.

 

Doktor Halim Kosova është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të moshës 27 dhe 25 vjeç.

  • Kosova pranon humbjen: Veliaj te mbaje premtimet

    Pas daljes publike te Erion Veliaj, duke shpallur fitoren per Tiranen, ka qene kundershtari i tij i djathte Halim Kosova, i cili ka pranuar humbjen, ndersa ka kerkuar qe te mbahen te gjitha premtimet e bera gjate fushates.

  • Kosova me grate aktiviste: Fushata ime, pune dhe jo fjale

    Ne nje takim me grate aktiviste, kandidati i djathte per Bashkine e Tiranes, Halim Kosova perseriti edhe nje here se parimi i tij ne jete ka qene ndihma per te tjeret. Fushata ime eshte pune dhe jo fjale, – tha Kosova.

  • Halim Kosova: Si u hodha ne liqen nga helikopteri

    Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Halim Kosova, ne nje interviste per gazetarin Enkel Demi ka treguar planin e tij per kryeqytetin dhe zonat nevralgjike te tij nese zgjidhet kryebashkiak.

  • Gruaja e Kosoves: Nuk kam qene ndonjehere e djathte

    Kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes, Halim Kosova ka qene i ftuar ne emisionin ‘E diela shqiptare’ ne Tv Klan me basheshorten. Ne pyetjen e prezantuesit Ardit Gjebrea, per bashkeshorten e Halim Kosoves, Elsa per bindjet politike, ajo dha kete pergjigje:

  • Kosova ne Priske: Uje 24 ore, infrastrukture me e mire ne shkolla

    Kandidati i djathte per Tiranen, Dr. Halim Kosova, mengjesin e sotem ka prezantuar programin e tij ne Priske te Dajtit. Kosova duke folur para qytetareve u zotua se nese ai do te zgjidhet kryetar I bashkise se Tiranes, do te ule taksat me 30% per bineset dhe per shtresat ne nevoje.

  • Kosova prezanton programin ne Njesine Nr.3

    Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes, Halim Kosova ka bere nje takim me banoret e Njesise Nr.3, Tirane. Ai prezantoi programin e tij nese vjen ne krye te bashkise.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama