Është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Ka lindur në fashtin Firmo (Kalabri, Itali) më 1931 dhe ka vdekur më 1988. Ka studiuar për letërsi dhe ka punuar si mësues i letërsisë. Ka botuar librat me poezi: "Zgjimet e gjakut", "Kosovë", "Mote modernë", "Stinët e mia" etj. Poezia e Ujkos shquhet për përmallimin dhe krenarinë që ndien poeti për Shqipërinë. Ai bën përpjekje, ashtu si përgjithësisht të gjithë poetët e rinj arbëreshë, që t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe.
Marre nga : www.letersia.fajtori.com