Per te qene te sinqerte, deri ne momentin qe ai zbriti nga limuzina e zeze dhe vendosi kemben mbi tapetin e kuq, shtruar perpara teatrit 'Aleksander Moisiu', ekzistonte frika se ai mund edhe te mos vinte.Çdo kerkonte Francis Ford Coppola ne nje vend si Shqiperia dhe ne nje festival 4-vjeçar si ai i Durresit?!
Regjisori amerikan Francis Ford Coppola ka mberritur ne Durres ne kuader te zhvillimit te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres. Coppola i njohur nga te gjithe me filmin qe ka bere epoke, 'Kumbari', do te jete i pranishem gjate dy diteve ne Festivalin e Durresit.
Te shtunen ne mbremje eshte çelur edicioni i katert i Festivalit te Filmit ne Durres, 'International Film Summerfest Durres' ne qytetin e Durresit. Nje nate ku emrat e medhenj shqiptare takoheshin me ata boterore, ku kinematografia perzihej me fashion...
Ceremonia e çeljes se Festivalit te Filmit dhe Kulinarise organizohet sot ne mbremje, me projeksionin e filmit 'Maya' te regjisorit Pluton Vasi. Ndersa ne diten e pare te festivalit do te shfaqen filmat kroate.
Festivali i Durresit, edicioni i katert, qe hapet sonte, ora 20.30, ne arenen e amfiteatrit romak i ben homazh Vangjush Furxhiut. Aktori nderohet me Çmimin e Karrieres (post mortem) ne dhjete vjetorin e vdekjes.
Raportet e kinemase me publikun ne Shqiperi kane pasur nje varesi nga sistemi politik i cili i ka ndare, si shkak i jashtem, ne marredhenie para dhe pas viteve nentedhjete. Me rendesi eshte qe te kerkohen te dhena dhe te provohen se si kane qene keto marredhenie duke e zhveshur informacionin nga leskrat e nje lloj tjeter mistifikimi qe eshte trasheguar nga e kaluara.
Qe prej dates 19 gusht, ne kinema 'Millennium' ne Tirane po shfaqet filmi fitues i ”Palmes se Arte” ne Festivalin e Kanes, “Pema e jetes”, nje drame filozofike qe ve perballe dy bote, jeten e makrokozmosit, universit dhe ate te mikrokozmosit, familjes.
Koleget e kujtojne me respektin me te madh. Puna e tij, rolet, sukseset, profesionalizmi e mbi te gjitha natyra e tij, shpirti, jane disa nga karakteristikat qe ia çmojne te gjithe ata qe e njohin. 13 vjet pas vdekjes 'Artisti i Popullit' Vangjush Furxhi do te vleresohet me ‘Cmimin e Karrieres’, ne mungese, ne edicionin e katert te Festivalit te Filmit ne Durres.
Filmi 'Falja e Gjakut' i regjisorit amerikan, Joshua Marston, dhe skenar te Andamion Murataj, perve?se do te marre pjese ne Festivalin e Filmit ne Toronto, vjen premiere edhe ne kinemate e Tiranes.
Plot 20 vjet nga zbarkimi i emigranteve shqiptare ne Itali, Gianni Amelio rrefen sesi, ndersa realizoi filmin “Amerika”, takoi djalin e tij. E nese rikthehet ne kohe pikerisht ne vitin 1991, kur mes marsit dhe gushtit zbarkuan anijet e para me 47 mije njerez...
'I Dashur Armik', 'Syri Magjik', 'Mao Ce Dun', 'Shqiptari', jane keto disa nga filmat e pas viteve 2000 qe kane fituar çmime ne festivalet nderkombetare te filmit.
Rrethimi i Sarajeves zgjati 1395 dite. Nga 5 prilli 1992 deri me 29 shkurt 1996, mijera qytetare duhet te kapercenin rruget te kercenuar nga snajperet perdite: per te shkuar ne pune, per te blere ushqim, per te pare te afermit… Kamera ndjek nje grua ndersa pershkon rrugen e saj te zakonshme e njohur si Rrugina e Snajpereve.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.