Lajme dhe informacione sociale.
Lajme dhe informacione sociale.
Shtimi i siperfaqeve te varrezave dhe mungesa e vendvarrimeve, sidomos gjate viteve te fundit ne kryeqytetin shqiptar i ka shtyre ligjvenesit ne parlament per te sjelle nje projektligj te ri, tashme te miratuar.
Eshte mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave per te diskutuar projektligjin 'Per sigurimet shoqerore ne Shqiperi'.
Shengjin, Tushemisht, Durres, Velipoje, se shpejti edhe ne Vlore, patrullat e policise me nga dy efektive kane filluar te policojne me biçikleta. Kete e keni pare neper filma artistike te huaj, por kjo eshte pamja e re e policise qe gjithnje e me shume duket se, po miqesohet me shoqerine ne Shqiperi.
Vendimi per mbylljen e dy tregjeve kryesore te Tiranes diten e djeshme, ka sjelle perplasje mes tregtareve dhe policeve mengjesin e sotem prane ish-uzines 'Dinamo'.
Ne tre muajt e pare prurjet valutore te emigracionit qe kane mbajtur per 20 vjet ekonomine shqiptare, shenuan nje renie tjeter ne masen 4.1 per qind ne baze vjetore.
Per zonen e Orikumit eshte hartuar nje plan ndertimi ne nje siperfaqe prej 1000 hektaresh. Ajo cka ofron qyteti sot, por edhe bregdeti pergjate Karaburunit, duket se ende nuk i rivalizon dot brigjet e Sarandes apo Vlores, edhe pse çmimet ne kete zone jane konkurruese dhe joshese per turistet.
Kryeqyteti i Shqiperise, Tirana, po ben nje perpjekje te madhe per te luftuar imazhin e biçikletave, qe e dallonin ate gjate kohes se komunizmit, nje veprim ky qe ka shkaktuar nje ndotje te madhe nga perdorimi i tepert i makinave, thote nje artikull i 'The Guardian'.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka zhvilloi sot nje takim me perfaqesues te pushtetit vendor dhe banore te qarkut Vlore. Tema e takimit qe u mbajt ne Parkun Kombetar te Llogorase u fokusua tek demtimi i pyjeve nga zjarret, masat e reja qe jane marre per te parandaluar dhe mbrojtur pyjet nga zjarret.
Reformimi i procesit te Matures Shteterore nuk ka perfunduar ende. Masat e forta te sigurise, te ndermarra nga Ministria e Arsimit, per rritjen e standardit te procesit te ketij viti, do te shoqerohen me te tjera ndryshime thelbesore, qe do te zbatohen vitin e ardhshem shkollor.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.