Lajme dhe informacione sociale.
Lajme dhe informacione sociale.
Shqiperia eshte sot praktikisht vendi me shifrat me te çmendura te studenteve qe ndjekin arsimin e larte. Sipas te dhenave nga Ministria e Arsimit, 73 perqind e maturanteve te sapodale nga bankat e shkollave te mesme u regjistruan ne universitetet publike kete vit akademik.
Perkrah listave te gjata te ushqimeve me emra te varferish nevojtare, ne butiket shqiptare te luksit ekziston nje liste famekeqe edhe me e frikshme: lista e pasanikeve. Veshje firmato dhe mobilie te shtrenjta te papaguara prej muajsh, borxhe marramendese nga ata qe duan me cdo kusht te ruajne statusin e milionerit...
Ne kuader te programit inovativ 'Sporti ne Shkolla', Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot nje takim me legjenden e botes se shahut Geri Kasparov, i cili ndodhet ne Tirane me ftese te qeverise shqiptare dhe nen kujdesin e Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe Ministrise per Inovacionit dhe Administraten Publike.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shtyn afatin e regjistrimit te numrave telefonik celulare i cili ishte percaktuar me date 6 mars.
Tarifat e reja te energjise me shume gjase do te rriten gjate muajit qershor. Kryetari i Entit Rregullator, Petrit Ahmeti tha dje per mediat se te gjithe qytetaret shqiptare do te paguajne tarifa te reja per energjine elektrike pas muajit qershor te ketij viti. Ahmeti u shpreh se eshte ngritur nje grup pune, i cili po ben analizen per tarifat e reja.
Shqiperia i eshte bashkuar nismes globale per mbrojtjen e pyjeve. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ne nje leter derguar Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, me rastin e Dites Nderkombetare te Pyjeve, thekson se edhe vendi yne do te behet pjese e nismes per mbrojtjen e natyres.
Emigrantet qe ndodhen ne Greqi tani do te kene nje shans tjeter punesimi, pasi me ane te nje leje te leshuar nga shteti helen ata mund te punesohen ne vendet e tjera te Evropes. Diten e sotme Parlamenti grek miratoi nen per nen me votat e Demokracise se Re, PASOK-ut, dhe SYRIZA-s Kodin e Emigracionit.
Gazeta publikon listen me pronaret e pasurive te paluajtshme, qe shpronesohen dhe kompensohen ne vlere te plote. Vlera e pergjithshme e shpronesimit per toke, eshte 891 294 437 leke, shperndrja e parave nis se shpejti.
Nga 1 prilli shqiptaret do te paguajne deri ne 42 per qind me pak per thirrjet ndermjet operatoreve celulare. Nga 4.5 leke per minute qe kushton nje thirrje nga AMC-ja, tek kompania Vodafone aktualisht, kjo tarife do te jete pas nje prillit 2.6 leke per minute.
Fondi Monetar Nderkombetar i ka keshilluar qeverise shqiptare te rrise moshen e daljes ne pension 'per grate dhe burrat', te kufizoje rritjen e pensioneve aktuale dhe te pagave te sektorit publik me nivelin e rritjes se inflacionit si dhe te ndaje pensionet sociale nga pensionet e punes per te rritur interesimin e te punesuarve te sotem te deklarojne pagat reale me te larta.
Per 40 mije maturantet e sivjetshem nuk ka me regjistrim manual, por vetem nepermjet internetit. Ministria e Arsimit ka hapur regjistrimet per dy provimet me zgjedhje ose siç njihet ndryshe formulari A1. Procesi ka filluar me rrethin e Tiranes. Drejtues te agjencise se provimeve tregojne hapat, qe duhet te ndjekin maturantet per te derguar pa gabime te dhenat e tyre per dy provimet me zgjedhje
Enti Rregullator te Energjise do te marre ne shqyrtimin ndryshimin e tarifave te energjise per konsumatoret familjar dhe bizneset. ne tavolinen e grupit te punes po shqyrtohet nje nga versionet e ndryshimit te regjimit te tarifimit te energjise elektrike qe eshte mundesia per te unifikuar tarifat e cmimit te energjise elektrike te konsumatori fundor.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.