Sociale

Sociale

Lajme dhe informacione sociale.

  • Pavaresia eshte festuar deri ne oret e para te mengjesit te sotem

    Te ardhur nga Kosova, Ulqini apo Maqedonia por edhe nga rethet e Shqiperise dhe Tirana nuk e mohojne qe 28 nentori ishte nje pretekst per te dale me shoqerine por nuk harrojne te urojne edhe 100 vjetorin e pavaresise. Atmosfera festive ndizet edhe me shume kur i pranishem eshte nje kengetare me fame boterore sic eshte Sonic.

  • Kush punon ne shtet, vendos te festoje jashte

    Ndersa dy qytetet, Vlora dhe Tirana po “hahen” mes tyre per festimet me te bukura e po rivalizojne per te qene kryeqendra e festimeve, ne vend prej disa ditesh ka nisur mberritja e shqipfolesve nga çdo ane.

  • Tri dite feste ne Vlore, axhenda ore pas ore e ceremonive

    Bashkia e Vlores zbardh aktivitetet e saj per festa, te cilat do te kulmojne me 28 Nentor, dite kur 100 vite me pare, Ismail Qemali ngriti flamurin e pavaresise. Aktivitetet do te zgjasin tri dite, me 27, 28 dhe 29 Nentor. Por, jashte axhendes se Bashkise, eshte koncerti dhe darka e organizuar nga kryeparlamentarja Topalli.

  • Ndikimi ambiental dhe social i TAP

    Gazsjellesi Trans Adriatik (TAP) ka nisur fushaten per sensibilizimin mbi ndikimin ambiental dhe social me banore te zonave qe preken nga ky projekt. Sipas perfaqesuesve te TAP, kompania ka perfunduar studimin dhe eshte e pergatitur per te paraqitur dokumentet prane autoritete shqiptare.

  • Monedhat e 100-vjetorit te pavaresise

    Banka e Shqiperise ka emetuar monedha te posaçme me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se vendit. Per kete jane prezantuar tri monedha numizmatike. Monedhe ari me vlere 200 leke. Ne pamjen kryesore eshte vendosur shqiponja dykrenore e flamurit dhe ne pamjen e pasme portreti i Ismail Qemalit.

  • Hidhen 52 fuci me helm ne lumin Mat

    Mbreme, persona te paidentifikuar kane hedhur 52 fuçi me lende helmuese ne lumin Mat. Ne vendngjarje sot ne mengjes kane shkuar policia e Kurbinit, eksperte te Ministrise se Mjedisit dhe Shendetit Publik.

  • Karriere apo femije? Karriere

    Nese jeni nje femer ne karriere dhe kerkoni sukses, atehere kerkohet nje strategji: te heqesh dore nga pergjegjesite qe nuk kane te bejne me punen. Kjo eshte menyra qe zgjedhin femrat per te arritur sukses, per te ecur lart e me lart. Pikerisht keto zgjedhje kane bere qe numri i aborteve ne vendin tone te rritet ndjeshem. Raporti i USAID-it eshte i frikshem.

  • 100-vjetori i Pavaresise, Tirana pergatit torten 4 toneshe

    Tirana po pergatit nje torte gjigante prej 4 tonesh per 28 nentorin, e cila do te jete me shije shege, me rastin e 100-vjetorit te shtetit shqiptare. Dekori i kesaj torte padyshim qe do te jete me simbolet e shtetit shqiptar: Ne qender te saj do te jete shqiponja dhe ngjyrat do te jene kuq e zi.

  • Ambasada e SHBA-ve ne Tirane: Ndryshon procedura e vizave jo-emigruese

    Ambasada amerikane ne Tirane do te fute nje procedure te re aplikimi per vizat jo-emigruese per te udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara ne date 21 dhjetor 2012. Ndryshimet ne procesin e aplikimit do te jene thelbesore dhe parashikohet se ne nuk do te ofrojme takime per viza per nje periudhe te shkurter pas 21 dhjetorit.

  • 'Made in Albania' ne pike te hallit …

    Fasonet apelojne drejt strukturave te ekonomise te vendit qe t'i shikojne realisht ne kete periudhe krize. Kjo sipas tyre do te jete nje mundesi me e madhe per te dialoguar per ecurine dhe te ardhmen e sektorit te tekstil konfeksioneve - nje sektor qe jep nje kontribut te rendesishem ne prodhimin per eksport si dhe ne punesim.

  • CIA: Te ardhurat per fryme te shqiptareve, 7800 USD

    Te ardhurat per fryme te shqiptareve, sipas Sherbimit Inteligjent Amerikan (CIA), ne fund te 2011 kane arritur ne 7800 dollare per fryme. Nje vit me pare, ne fund te 2010-es sipas te njejtit burim, te ardhurat per fryme te shqiptareve ishin 7700 USD dollare per fryme.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama