Shkrimtari dhe poeti italo-shqiptar Nikollë Keta, lindi diku rreth vitit 1740 në Contessa Entellina (Kundisa), një nga vendbanimet më të hershme shqiptare në Sicili, themeluar në vitin 1450 dhe 1467.
Keta mësoi në seminarin grek në Palermo. Ai u vendos si drejtor i këtij seminari në vitin 1777. Si poet, ai shkroi krijime fetare si dhe vargje poetike në shqip dhe greqisht. Keta, njihet si shkrimtari shqiptar i cili ka shkruar sonetin e parë në shqip në vitin 1777.
Ai vdiq në vitin 1803!