Hil Mosi lindi me1885 dhe vdiq me 1933.Poet e publicist i njohur periudhes para e pas se Pavaresise. Mesimet e para i beri ne vendlindje ne Shkoder, ndersa studimet e mesme ne Austri. Ishte pjesmarres i Kongresit te Monastirit dhe antar veprimtar i Komitetit te Kryengritjes se Malesise se Veriut ku luftoi edhe me arme ne dore. Drejtoi disa organe shtypi dhe krjioj mjaft shoqata e klube atdhetare.
Me periudhen e mbreterise, ne fund te viteve '30 per disa vjet ishte minister i aresimit.
Shkrimet e tij te para u bene te njohura ne vitin 1910 me pseudonimin Zog Sokoli, Liriasi e tjere. Ka botuar disa permbledhje me poezi nder te cilat "Zani i atdheut" ne 1913 dhe "Lotet e dashtunise" 1915. Per nga fryma krijuese Hil Mosi qendron afer Filip Shirokes, me tone romantike-elegjiake. Ne lirikat i kendon mallit per vendlindjen dhe deshires se flakte per ta pare atdheun e lire.
Mjaft prej poezive te Hil Mosit u muzikuan duke u kthyer ne kenge e hymne, nderkohe qe poezite lirike gjeten vend ne repertorin e kengeve popullore shkodrane.
Hil Mosi njihet edhe si pershtates i disa veprave dramatike si "Cubat" e Shilerit,"Sherbetori i dy zotnive" i K. Goldonit, "Filja" e Kernerit, si dhe pershtati kenge per femije nga kompozitore klasike.