Pellumb Kulla ka lindur me 10 janar 1940 ne fshatin Zemblak te Korces dhe eshte rritur ne Tirane. Atje ai ndoqi radhet e shkollave deri sa mbaroi fakultetin e artit dramatik ne vitin 1964. Me pas emerohet ne Vlore ku punoi per me shume se dy vjet. Per shkaqe politike e largojne nga puna dhe e denojne te punoj ne guroren e Kanines dhe ne ndermarjen e ndertimit. Pune e detyruar larg skenave. Miqte e tij e ndihmuan ta kapercente kete situat te rende dhe te vendosej ne Fier ku punoi afro 18 vjet. Me Fierin nis dhe krijimtaria me e pjekur dhe e suksesshme ne fushen e drames, humorit dhe letersise. Ne repertorin e atij teatri dhe te televizionit shteteror paten jete te mbare nje sere dramash dhe komedish si: - “Shoku Niqifor”, “Dy krisma ne Paris”, “E bukur shtepi e vjeter”, “Cobo Rrapushi me shoke”, dhe sidomos komedite e tij te shkrurtera vene ne estraden profesioniste te Fierit. Pena e tij u shperblye me botimin e pese vellimeve me skica, komedi, tregime liriko-satirike, dhe realizimit filmik te dy skenare kinokomedish. Largimi nga Fieri perkon me ndryshimin politiko shoqeror ne jeten e vendit. Ne vitin 1992 ai u angazhua ne perfaqesite diplomatike te vendit, per pak kohe ne Bon, ne Shqiperi e me pas si ambasador i Shqiperise ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Detyre qe e mbajti deri ne shtator te vitit 1997. Muaj me vone, per afro nje vit ai punoi si kryeredaktori i gazetes Shqiptaro-Amerikane "ILIRIA" te New Yorkut. Penes se tij i perkasin shume artikuj dhe analiza mbi situatat brenda dhe jashte vendit. Aktualisht Pellumb Kulla jeton bashke me familjen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. I pyetur nga intervistuesi yne se si e pershkruan ai mallin per Fierin ai pergjigje: - “Malli eshte nje lloj egersie e vogel qe eshte brenda gjoksit tend dhe te gervisht, te gris dhe te ledhaton. Une kam mall per Fierin, sepse ne te eshte djegur dhe flakeruar e gjithe rinia ime, jeta ime familjare, lindja e femijve dhe pjesa me e madhe e kujtimeve te mia eshte puna qe kam bere ne teatrin e Fierit. Te gjitha lavderimet qe vijne per mua dhe per punen time une jam i bindur se nuk do kishin ate vlere dhe ate ndricim pa bashkpunimin e mrekullueshem te artisteve qe ndodheshin dhe ndodhen ne teatrin e Fierit. “Me pas duke perkufizuar moton e tij ai midis te tjerash shprehet: “Njeriu mund te beje shume pune ne jete, por njeri eshte kali i betejes ai qe kalon fushen e madhe. Te tjeret mund te kene kuaj dhe me te fuqishem beteje. Une kalin tim te betejes kam Teatrin dhe Estraden e Fierit. Kam nje kenaqesi te madhe. Eedhe pse nuk jam nga Fieri lumturohem kur me thone Pellumb Kulla, ai Fieraku. Megjithese nuk jam me origjine Fierake jam krenar shume dhe me nderoni kur me quani Fierak dhe Pjese e Tatrit Bylis te Fierit.”