Rudolf Marku lindi në vitin 1949 në Lezhë. Pasi mbaroi studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, u emërua si mësues në Lezhë. Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe të përkthimeve. Në vitin 1991 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”.